Dita

Gazeta "Dita" filloi të publikohej në fund të vitit 2012. Ajo ka zgjedhur të ilustrojë gjithmonë kryeartikullin, i cili është kryesisht opinion i gazetës ose i personave pranë saj, me një karikaturë. Gazeta është e majtë dhe shpesh në faqet e saj ka qëndrime që mbrojnë disa aspekte të regjimit komunist. "Dita" financohet kryesisht nga reklama të lojrave të fatit.

Gazeta është pranë të majtës dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama, megjithëse ndonjëherë ka rezervuar kritika dhe akuza për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe disa nga ish-ministrat e tjerë të qeverisë.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

1.80%

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Me pagesë

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Publikime Shqiptare Sh.p.k

Pronësi

Struktura e pronësisë

Gazeta e përditshme “Dita” është në pronësinë e kompanisë “Publikime Shqiptare” sh.p.k, e cila është në pronësi të Besnik Dabullës, Alban Dabullës, Adrian Thanos, Besnik Ramës dhe fëmijët e Ardian Osoja.

Të drejta votimi

Të gjithë aksionerët kanë të drejtën e votës. Vendimet mund dhe merren nga aksioneri me shumicë.

Pronar indvidual

Grup / Pronar indvidual

Adrian Thano

Adrian Thano - kryeredaktor dhe zotërues i 10% të aksioneve, është gazetar për një kohë të gjatë në shtypin shqiptar dhe po ashtu ka punuar edhe si drejtues informacioni pranë "Vizion Plus". Pjesën më të madhe të karrierës Thano e ka pranë gazetës "Shekulli" si drejtor dhe kryeredaktor. Thano, ashtu si vëllezërit Dabulla, ka qëndrime të majta, shpesh të shprehura në qëndrimin editorial që ai mban. Thano rezulton po ashtu aksioner edhe në një kompani të quajtur Universiteti Dita, bashkë me vëllezërit Dabulla, aktiviteti i të cilës është deklaruar arsimi. Ai është njëkohësisht kryetar i bordit të AMSHC-së (Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile), e cila është akuzuar nga deputetë të opozitës për njëanshmëri politike dhe nepotizëm në ndarjen e fondeve.

10%
Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2012

Interesat e lidhur të themeluesit

Erlis Sulaj, Alban Dabulla, Besnik Dabulla, Adrian Thano, Ardian Osoja - Gazeta Dita botohet nga kompania "Publikime Shqiptare" e regjistruar fillimisht nën emrin e Elis Sulaj, i cili më pas i shiti aksionet themeluesve të gazetës, vëllezërve Alban dhe Besnik Dabulla që blenë 85% të aksioneve të kompanisë, Adrian Thanos, kryeredaktor dhe zotërues i 10% të aksioneve, dhe të ndjerit Ardian Osoja 5% të aksioneve. Pas ndarjes nga jeta të Osojës, aksionet e tij u trashëguan nga dy fëmijët, ndërsa Alban Dabulla i shiti 10% të aksioneve të tij Besnik Ramës.

Interesat e lidhur të administratorit

Elis Sulaj - është administrator i kompanisë "Publikime Shqiptare" Sh.p.k. Ai është regjistruesi i saj në QKR (Qendrën Kombëtare të Bizneseve) dhe sipas të dhënave që ofrohen i shiti aksionet për një total prej 100 mijë lekësh në favor të Ardian Osojas, Besnik Dabullës, Alban Dabullës dhe Adrian Thanos, rreth një vit pas rregjistrimit të kompanisë. Sulaj, sipas profilit publik në Linked In, rezulton punonjës në kompaninë "Nacional" sh.a, tek e cila Alban Dabulla zotëron 40% të aksioneve. Ai po ashtu rezulton ortak me 66% të aksioneve në kompaninë "ASHLEY WORLD GROUP". Persona të tjerë të lidhur me këtë kompani ish-zotërues aksionesh e të ngjashëm, rezultojnë me aktivitet edhe në kompani të tjera të Alban Dabullës.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Adrian Thano është kryeredaktor dhe zotërues i 10 për qind të aksioneve, është gazetar për një kohë të gjatë në shtypin shqiptar dhe po ashtu ka punuar edhe si drejtues informacioni pranë Vizion Plus. Pjesën më të madhe të karrierës Thano e ka pranë gazetës Shekulli si drejtor dhe kryeredaktor. Thano, ashtu si vëllezërit Dabulla, perceptohet se ka qëndrime të majta, shpesh të shprehura në qëndrimin editorial që ai mban. Thano rezulton po ashtu aksioner edhe në një kompani të quajtur Universiteti Dita, bashkë me vëllezërit Dabulla, aktiviteti i kompanisë është deklaruar arsimi. Ai është njëkohësisht kryetar i bordit të AMSHC-së (Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile), e cila është akuzuar nga deputetë të opozitës për njëanshmëri politike dhe nepotizëm në ndarjen e fondeve.

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Bedri Islami, Viktor Malaj, Moikom Zeqo, Arben Duka - Të katërt renditen si pjesë e kolegjumit të gazetës, e cila deklarohet si një meda informativo-analitike.

Kontakt

Rruga Donika Kastrioti, Vila 9/1, Kati 1, mbrapa Kullave Binjake, Tirana

Tel: +355 672078182

Website: www.gazetadita.al

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

0.3 Mio. $ / 39 Mio. Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.07 Mio. $ / 9.2 Mio. Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

6.6

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Të dhëna të tjera u siguruan nga publikimet e vetë gazetës. Në mënyrë që të vlerësohej pesha e aseteve dhe të ardhurave të kësaj kompanie në tregun e shtypit të shkruar, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurave dhe fitimeve të 11 kompanive botuese. Mediat e përfshira në llogaritje janë: Panorama, Gazeta Shqiptare, Koha Jonë, Mapo, Shekulli, Tema, Dita, Sot News, Shqiptarja.com, Standard dhe Monitor.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union