Mapo

"Mapo" u themelua si revistë e përjavshme më 2006 dhe u transformua në të përditshme më 2012. Mapo ka deklaruar synimin për t'u transformuar në një organizatë jofitimprurëse të quajtur "Fondacioni Pashko". Ajo ka një prani në internet përmes "Mapo.al". Ajo deklaron se është gazetë "e përditshme liberale".

Sipas Institutit Pashko, gazeta shet 2 mijë kopje në ditë jave dhe 3 mijë kopje në fundjavë. Ajo botohet gjashtë herë në javë. Sipas Institutit Pashko, vizitorët online janë 500,000 dhe vizitorët unikë janë 50,000.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

2.45%

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Me pagesë

Transparencë aktive

kompania/kanali informon në mënyrë proaktive dhe gjithëpërfshirëse në lidhje me pronësinë e saj, të dhënat janë përditësuar vazhdimisht dhe janë lehtësisht të verifikueshme

4 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Fondacioni Pashko

Pronësi

Struktura e pronësisë

Henri Çili është pronar përmes "European Education Initiative" dhe "European Education Initiative Holding".

Të drejta votimi

Të drejtat e votës janë njësoj si të drejtat e aksionerëve.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2006

Interesat e lidhur të themeluesit

Henri Çili – është themelues i të përditshmes Mapo dhe pronar i Universitetit Europian të Tiranës (UET), një universitet privat. Ai është ish-gazetar dhe drejtues mediaje. Më 2006, ai drejtoi të përditshmen "Standard" dhe në të njëjtin vit bashkëthemeloi UET pasi mori licencë për hapjen e një institucioni të arsimit të lartë privat me vendim të Këshillit të Ministrave, në atë kohë nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha. Më 2011, Berisha i dha statusin e universitetit. Çili kishte vetëm 10% të kompanisë në fillim por u bë pronar i vetëm përmes marrëveshjeve të ndryshme gjatë viteve.

Interesat e lidhur të administratorit

Hysen Trungu - firmosi një kontratë për blerjen e 100% të "Mapo Agency" (ish Albanian Communication Group) më 2015 nga U.E.T Sh.p.k për 250.000 USD. Kontrata u deklarua e parealizuar më 2016 dhe aksionet u transferuan te U.E.T sh.p.k., një universitet privat. Hysen Trungu u emërua administrator i "Mapo Agency" më 2016.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Arion Sulo - është kryeredaktor i gazetës "Mapo". Ai ka punuar më herët në gazeta të ndryshme, përfshirë "Koha Jonë" dhe "Shekulli".

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Ervis Iljazaj – është pedagog në Universitetin Europian të Tiranës. Ai shkruan editoriale në të përditshmen "MAPO".

Kontakt

Njesia Bashkiake nr.7, Bulevardi Gjergj Fishta, Nr.70, Hyrja 1.

Website: www.mapo.al

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

0.09 Mio $ / 87.7 Mio Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

-0.02 Mio $ / -2.31 Mio Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

1.9

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet. Në mënyrë që të vlerësohej pesha e aseteve dhe të ardhurave të kësaj kompanie në tregun e shtypit të shkruar, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurave dhe fitimeve të 11 kompanive botuese. Mediat e përfshira në llogaritje janë: Panorama, Gazeta Shqiptare, Koha Jonë, Mapo, Shekulli, Tema, Dita, Sot News, Shqiptarja.com, Standard dhe Monitor.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union