Ora News Radio

"Radio Ora News" është pjesë e "RTV Ora News", një kanal televiziv informativ 24 orësh. Lajmet e prodhuara nga "RTV Ora News" janë të disponueshme në formate të ndryshme, përfshirë "Radio Ora News" dhe transmetim në internet përmes faqes "Oranews.tv". Kompania është pjesë e "Yldon Media Group" nën pronësinë e Ylli Ndroqit.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

3.18%

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Vendore

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Transparencë aktive

kompania/kanali informon në mënyrë proaktive dhe gjithëpërfshirëse në lidhje me pronësinë e saj, të dhënat janë përditësuar vazhdimisht dhe janë lehtësisht të verifikueshme

4 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Yldon Media Group

Pronësi

Struktura e pronësisë

Ora News është nën pronësinë e Ylli Ndroqi (60%) dhe bashkëshortes së tij Mimoza Ndroqi (40%).

Të drejta votimi

Të drejtat e votës janë njësoj si të drejtat e aksionerëve.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2009

Interesat e lidhur të themeluesit

Ylli Ndroqi - "Radio Ora News" u licencua në vitin 2009 me kërkesë të kompanisë "Ora". Licenca e radios autorizon transmetime në Tiranë dhe Durrës. Themeluesi i "Radio Ora News", Ylli Ndroqi, është president dhe pronar i "Yldon Media Group", e cila përfshin dhe televizionet "Ora News" dhe "Channel One".

Interesat e lidhur të administratorit

Ylli Ndroqi – Emri i Ylli Ndroqit shfaqet për herë të parë në Regjistrin Kombëtar të Biznesit në vitin 2003, përmes kompanisë "Yldon" sh.p.k, me kapital themeltar 20,000 euro. Më 2016, kompania pati të ardhura prej 21 milionë lekë (163.691 USD) dhe asete prej 734 milionë lekësh (5.72 milionë usd).

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Të dhënat mungojnë

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Mimoza Ndroqi – ka në pronësi 40% të kësaj kompanie dhe është bashkëshorte e Ylli Ndroqit, administrator dhe aksioner maxhoritar i kompanisë.

Kontakt

Rruga AleksanderMoisiu, Ish-Kinostudioja "Shqiperia e Re", Tirana, Albania.

Email: redaksiaora@gmail.com

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Fitim operativ (në Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë është e disponueshme publikisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Radio Ora News nuk është entitet më vete dhe financat e saj janë pjesë e kompanisë Ora. "Ora News" iu përgjigj kërkesës së MOM për informacion më 19 janar 2017. Shiko burimet për më shumë.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union