This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-rsf.org/en/ retrieved on 2019/07/24 at 03:27
Reporters Without Borders (RSF) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Reporters without borders

Radio Scan

"Radio Scan" është pjesë e kompanisë "SCAN TV", e cila është e profilizuar te lajmet ekonomike dhe financiare. Është një stacion televiziv i vogël për nga të ardhurat dhe është nën pronësinë e aksionerëve aktivë në shumë sektorë të ekonomisë shqiptare, përfshirë sektorin bankar, shërbimet financiare, ushqimet, elektronike dhe materialet e ndërtimit.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

0.05%

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Vendore

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Transparencë pasive

pas kërkesës, të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga kompania / kanali

3 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Scan TV sh.a

Pronësi

Struktura e pronësisë

"Radio Scan" është pjesë e kompanisë "TV SCAN", e cila është nën pronësinë e tetë individëve (shumica e të cilëve janë aksionerë të Bankës Credins), ku aksioneri kryesor ka 34.41% (Astrit Hana), ndërsa pjesa tjetër prej 65.59% i takojnë 7 aksionerëve, përkatësisht:
Renis Tershana (11.5%), Neritan Dojaka (10%), Aleksandër Pilo (13.24%), Adrian Pere (5.28%), Thoma Minga (10.57%), Fuad Haxhiymeri (10%), Artan Xhori (5%).

Të drejta votimi

Të drejtat e votës janë njësoj si të drejtat e aksionerëve.

Pronar indvidual

34.4%

Grup / Pronar indvidual

Aleksandër Pilo

Aleksandër Pilo është një biznesmen dhe ka nën pronësi 16.68% të Credins Bank, 25% të Credins Leasing, një kompani lizingu, , 5% of Citypark Albania, qendra tregtare e dytë më e madhe në vend dhe 20% të një kompanie të quajtur Tirana Shopping Centre e cila nuk ka aktivitet të raportuar. Pilo ka nën pronësi EMIGRES, një kompani materjalesh ndërtimi e themeluar më 1999.

13.2%
Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2009

Interesat e lidhur të themeluesit

Më 8 maj 2000, një kompani aksionere me emrin "MediaSat" u themelua me kapital aksioner prej 2 milionë lekësh (USD 13.691) me aksionerë Agim Ramaj me 40%, Thoma Minga me 30%, Adrian Pere me 20% dhe Ilir Goci me 10%. Kompania operoi një stacion televiziv të quajtur "TV ATN1". Më 2009, "MediaSat" mori një licencë si radio private lokale në rajonet e Durrësit dhe Tiranës. Më 2010, emri i kompanisë dhe kanalit televiziv u ndryshuan në "TV SCAN".

Interesat e lidhur të administratorit

Elvana Hana – është ekonomiste. Në vitet 2005-2013 ajo drejtoi 'Fondin e Sigurimit të Detyruar të Kujdesit Shëndetësor'. Ajo është vajza e Astrit Hana, aksionerit kryesor dhe bashkëshorte e Maltin Korkuti, drejtor ekzekutiv i 'Credins Bank', banka e tretë më e madhe për nga asetet në Shqipëri. Ajo ka lidhje familjare me bashkëshorten e ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Rruga AleksanderMoisiu, Ish-Kinostudiu

Tel: +35542347794

Email: Info@scan-tv.com

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Fitim operativ (në Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë të disponuara publikisht në Qendrën Shqiptare të Biznesit. "Radio Scan" është pjesë e kompanisë "SCAN TV". "Radio Scan" nuk është një entitet i veçantë dhe nuk mban të dhëna financiare veçmas. "SCAN TV" iu përgjigj kërkesës së MOM për informacion më 26 dhjetor 2017. Shiko 'Burimet' për informacione të mëtejshme.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Reporters without borders
  • Funded by
    BMZ