The Albanian Radio Television (RTSH)

The Albanian Radio Television (RTSH)

Radio Televizioni Shqiptar është trasmetuesi publik, i cili zotëron disa kanale TV dhe Radio. Themelimi i Radio Tiranës nga Mbretëria Shqiptare në vitin 1938 mund të cilësohet si fillimi i institucionit. Televzioni fillimisht i njohur si TVSH, filloi transmetimet në vitin 1960, ndërsa trasmetoi lajme për herë të parë më 1963. #

Pas themelimit të televizionit, transmetuesi në pronësi shtetërore u emërtua RTSH (Radio Televizioni Shqiptar). Televizioni është pjesa kryesore e RTSH (Radio Televizionit Shqiptar). Ai ka qenë deri në fillimin e viteve 2000 ekrani mbizotërues në Shqipëri. Deri më 1996 ai ishte i vetmi në gjuhën shqipe dhe për një kohë të gjatë vijoi të ishte i vetmi që trasmetonte në të gjithë territorin. Frekuenca e parë private kombëtare u shpërndan vetëm në vitin 2001, por edhe pas kësaj mjaft prej televizioneve private nuk mbulonin me sinjal gjithë territorin. Por sapo kjo ndodhi TVSH humbi rëndësinë. #

Pjesë e RTSH janë disa kanale televizive dhe radiofonike; RTSH 1, RTSH 2, RTSH 3, RTSH Sport, RTSH Film, RTSH Shqip, Radio Tirana, Radio Tirana 2, Radio Tirana Klasik, Radio Tirana International. Trasmetuesi publik ka marrë edhe dy licensa për trasmetime dixhitale nga AMA. #

RTSH financohet me një taksë të veçantë që paguhet nga çdo shtëpi në vend bashkë me faturën e energjisë elektrike dhe që sipas një analize të vetë institucionit për vitin 2016 përbënte 56 për qind të financave të RTSH-së, 21 për qind e financave vinin nga buxheti i shtetit, ndërsa pjesa tjetër sigurohej nga vetë televizoni kryesisht, prej një kontrate me radio-televizionin shtetëror të Kinës, prej dhënies me qira të antenave të trasmetimit apo trasmetimeve për të tretë, 3 për qind vijnë nga reklamat. #

Megjithëse nuk i pranojnë matjet nga monitorues të pavarur të cilat i konsiderojnë jo të besueshme, drejtuesit e RTSH pranojnë se ndjekësit e tyre zënë 1-2 për qind të totalit, por thonë se vitin e fundit shikueshmëria u rrit në 5-6 për qind. RTSH thotë në përgjigjen për MOM se ka shikueshmërinë më të lartë gjatë trasmetimit të ndeshjeve të futbollit të kombëtares.#

RTSH ka qenë gjatë diktaturës komuniste deri në fillimin e viteve 90’ mjet propagande për sistemin dhe pas pluralizmit RTSH nuk ndryshoi. Përgjithësisht ai është kontrolluar prej shumicës qeverisëse në fuqi. Gjatë protestave, pas rënies së skemave piramidale në vitet 1996-1997, protestuesit veç parrullave kundër qeverisë sulmuan gjithashtu edhe RTSH që akuzohej për programe jo të balancuara. Akuzat vijuan edhe pasi socialistët morën drejtimin e vendit. Edhe sëfundmi në protestën e opozitës para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, kreu i PD-së Lulzim Basha sulmoi ashpër Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH, duke lënë të kuptohej se televizioni drejtohej prej shumicës qeverisëse.#

Drejtimi i RTSH ka qenë po ashtu nën akuzë për korrupsion me fondet që televizioni kishte në dispozicion, megjithatë asnjë prej ish-drejtuesve të lartë të tij nuk është gjykuar për akuzat. Disa raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë ngritur dyshime për keqmenaxhim të financave të RTSH.

Disa aspekte të punës së RTSH rregullohen direkt nga „Ligji për meidat adiovizive“, përfshi mënyrën si zgjidhen anëtarët e KDRTSH-së dhe Drejtori i Përgjithshëm. KDRTSH është organi kontrollues dhe ka rol në emërimin e Drejtorit të Informacionit dhe drejtuesve të tjerë të RTSH-së të cilët propozohen nga Drejtori i Përgjithshëm. Po ashtu KDRTSH miraton statutin dhe rregulloren për RTSH dhe mbikqyr zbatimin e tyre, ndër detyrat parashikohet edhe mbikqyrja e pavarësisë editoriale të televizionit publik, paanshmërisë dhe objektivitetit të programacionit.

 

Fakte kyçe

Formular i biznesit

Publike

Forma ligjore

Institutcion publik

Sektorët biznesit

Transmetime Radio-Televizive; Prodhim Muzikor; Transmetime Dixhitale

Pronësi

Republika e Shqipërisë

Radio Televizioni Shqiptarë (RTSH) është një institucion jofitimprurës, i rregjistruar si institucion publik nën kontrollin e Kuvendit të Shqipërisë, i cili finacohet nga publiku përmes një takes direkte.

100%
Other Media Outlets

Televizione të tjera

RTSH 2

Radio

Radio Tirana 2

Media të tjera Online

www.rtsh.al

Fakte

Biznesi i medias

Rrjet i transmetimeve dixhitale

RTSH
Licensë për transmetime sportive

RTSH

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1960

Interesat e lidhura me themeluesin

Qeveria Shqi[tare – Televizioni Shqiptar (TVSH) është formuar nga qeveria shqiptare dhe pas rënies së komunizmit u bë institucion publik pjesë e RTSH.

Punonjësit

966

Kontakt

Rruga Ismail Qemali № 11, Tirana

Tel: +355(4) 2223911

Faqja e internetit: www.rtsh.al

NIPT

J61904073W

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

18.4 Mio. $ / 2.396,9 Mio. Lek

Fitimi operativ (në Mil. USD)

jofitimiprurëse

Reklamat (si % të totalit të financimit)

0.57 Mio. $ (3%) / 74 Mio. Lek (3%)

Drejtuesit

Bord mbikëqyrës + interesat e bordit mbikëqyrës

Disa aspekte të punës së RTSH rregullohen direkt nga „Ligji për meidat adiovizive“, përfshi mënyrën si zgjidhen anëtarët e KDRTSH-së dhe Drejtori i Përgjithshëm. KDRTSH është organi kontrollues dhe ka rol në emërimin e Drejtorit të Informacionit dhe drejtuesve të tjerë të RTSH-së të cilët propozohen nga Drejtori i Përgjithshëm. Po ashtu KDRTSH miraton statutin dhe rregulloren për RTSH dhe mbikqyr zbatimin e tyre, ndër detyrat parashikohet edhe mbikqyrja e pavarësisë editoriale të televizionit publik, paanshmërisë dhe objektivitetit të programacionit.

Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim

Thoma Gëllçi –është një personazh i vjetër në gazetarinë shqiptare. Ai ka punuar fillimisht në revistën me përmbajtje sarkastike “Hosteni” dhe më pas në organin medaitik të Partisë së Punës dhe më vonë Partisë Socialiste, të cilin për një kohë edhe e ka drejtuar si kryeredaktor. Gëllçi po ashtu rezulton se ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën publike dhe për një kohë ka punuar si zëdhënës për presidentin Ilir Meta gjatë kohës kur ky i fundit ishte kryeministër. Afërsia e Gëllçit me të majtën e bëri atë një personazh të kontestuar për opozitën, e cila kondërshtoi votimin e tij edhe pse ai u zgjodh me 7 votat që lë të kuptosh se një prej anëtarëve të opozitës në KDRTSH-së votoi për të.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union