This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-rsf.org/en/ retrieved on 2019/12/16 at 09:20
Reporters Without Borders (RSF) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Reporters without borders

UNIPRESS Sh.p.k

UNIPRESS Sh.p.k

Unipress është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuara dhe botuese e të përditshmes Shekulli. Kompania është nën pronësi të Koço Kokëdhima, një biznesmen dhe politikan. Kompania ka nën pronësi një revistë dhe një shtëpi botuese të quajtur Max. UNIPRESS është kompania e dytë më e madhe e medias së shtypur në Shqipëri për nga të ardhurat dhe një nga gazetat më të mëdha. Pronari ka gjithashtu interesa në Radio +2, dhe në TV Ballkan. Të ardhurat e Unipress janë sa 16% e tregut të medias së shtypur.

Fakte kyçe

Formular i biznesit

Private

Forma ligjore

Shoqëri më përgjegjësi të kufizuar

Sektorët biznesit

Botime

Pronësi

Pronar indvidual

Koço Kokëdhima

Koço Kokëdhima ka interesa në fusha të ndryshme, përfshirë ndërtimin, tregtinë, industrinë kimike etj. Kokëdhima u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë më 2013 në listat e Partisë Socialiste. Mandati i tij u deklarua i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese më 2016 për shkak se një nga kompanitë e tij, Abissnet, pati përfituar fonde shtetërore gjatë kohës që ai ishte deputet. Kushtetuta e Shqipërisë ndalon kompanitë nën pronësinë e deputetëve të përfitojnë nga fondet publike. Më 2017, Kokëdhima themeloi një lëvizje të re politike të quajtur "Zgjidhja".

Kokëdhima ka nën pronësi 62.84% të F.K Apollonia, një skuadër futbolli me bazë në Fier, përmes 2K Group. Aksioneri tjetër është Bashkia e Fierit. Kompania e tij kryesore, 2K Group, ia doli të blejë aksione maxhoritare në sipërmarrje të ndryshme publike gjatë valës së dytë të privatizimeve mes viteve 1999-2003. Ai është akuzuar vazhdimisht për përdorimin e gazetës si mekanizëm presioni kundër qeverive të ndryshme. Disa nga kompanitë e privatizuara nga ky grup janë: ART EKSPORT IMPORT, Boja Tirana etj. Më 1998, ai themeloi Abissnet, një nga kompanitë më të hershme të internetit në Shqipëri.

90%

Sadik Llapashtica

Përveç aksioneve te UNIPRESS, Sadik Llapashtica ka aksione në një kompani të quajtur Bashot Power, e cila i ka pezulluar veprimtaritë. Në profilin e tij në LinkedIn ai shfaqet si aksioner dhe administrator i AGE Group, Albanian General Electricity,por një kompani e tillë nuk është e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Faqja e internetit e AGE Group tregon gjithashtu Llapashticën si administrator i kompanisë që ka aktivitete në hidrocentrale dhe arte. Llapashtica rezulton administrator i AGE Art Production në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

5%
mediat
Other Media Outlets

Televizione të tjera

TV BALLKAN

Radio

Radio +2 (3.02%)

Fakte

Biznesi i medias

Botime

UNIPRESS (90%)

Radio

Radio +2 (80%)

Televizion

TV Balkan (65%)

Biznes

Ndërtim

PLANETI-X (100%)

Industri Kimike

Boja Tirana (90.92%)

Telekomunikacion

Abissnet (100% through 2K Group)

Sport

Apollonia sh.a (62.84% through 2K Group)

Mekanikë bujqësore

ANTEL (35%)

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1997

Interesat e lidhura me themeluesin

Koço Kokëdhima - Gazeta e përditshme Shekulli u themelua më 1997 nga Koço Kokëdhima përmes kompanisë 2K Group, themeluar më 1998 nga Koço Kokëdhima si aksioner i vetëm.

Punonjësit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Njësia Bashkiake Nr. 5, Rruga Ismail Qemali, Pallati 18

Tel.: +35544308398

Faqja e internetit: www.shekulli.com.al

NIPT

L21623018M

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

0.74 Mio. $ / 94.8 Mio. Lek

Fitimi operativ (në Mil. USD)

0.13 Mio $ / 16.8 Mio. Lek

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Drejtuesit

Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim

Era Kokëdhima – është vajza e Koço Kokëdhima. Ajo ka në pronësi 35% të 2K Group dhe 40% të Radio +2, një radio kombëtare ku ajo shërben si administratore

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

UNIPRESS është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuara. Struktura e pronësisë dhe raportet financiare publikohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Me qëllim vlerësimin e peshës së aseteve dhe të ardhurave të kësaj kompanie në tregun e medias së shtypur, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurat dhe fitimet e 11 kompanive të medias së shtypur. Kompanitë e përfshira në llogari janë si vijon: Panorama, Gazeta Shqiptare, Koha Jone, Mapo, Shekulli, Tema, Dita, Shqiptarja.com, Standard dhe Monitor.
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë të disponueshme për publikun në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2016. Për konvertimin në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit i vitit 2016 i publikuar nga Banka e Shqipërisë.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Reporters without borders
  • Funded by
    BMZ