Alba Malltezi

Alba Malltezi

Alba Malltezi zotëron 74.6% të aksioneve të kompanisë "Free and Fair Media" (FFM Group), e cila zotëron 80% të aksioneve të gazetës dhe portalit online "Shqiptarja.com", ndërsa po ashtu ka në zotërim kompaninë "Media Content", e cila vijon të ketë 35% të aksioneve të kompanisë që zotëron televizonin "A1", i cili nuk trasmeton më. Kapitali i kësaj kompanie llogaritet 350 milion Lekë. Malltezi është bashkëshortja e Carlo Bollinos dhe prej vitesh është angazhuar edhe si gazetare në median e shkruar. Malltezi mban një kolumn të vetën te "Shqiptarja.com". Pronarë të tjerë të "FFM Group" janë Eva Doçi me 20% të aksioneve dhe kompania italiane "Superba SRL" me 5.04% të aksioneve.

Ndaj bashkëshortëve Bollino e Malltezi ka pasur disa akuza nga opozita aktuale dhe ish-kryeministri Sali Berisha për afërsinë politike me kryeministrin Edi Rama dhe po ashtu mbi projektin Bunkart. Ata i kanë mohuar akuzat me forcë, e në disa raste drejtuesit e saj kanë replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në përgjigje të publikimit të MOM Albania, z. Bollino dërgoi kendvështrimin e tij për t'u shtuar në biagrafinë e profilit të tij. Letra e tij mund të shkarkohet në seksionin e dokumenteve ose duke klikuar këtu.

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Botues

FFM Group (74%)

Televizion

TV BALLKAN (35%)

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

O-8202

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union