This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-rsf.org/en/ retrieved on 2019/11/22 at 15:02
Reporters Without Borders (RSF) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Reporters without borders

Mero Baze

Mero Baze

Mero Baze - është gazetar dhe sipërmarrës mediaje. Ai ka punuar në media të ndryshme, përfshirë "Zëri i Amerikës" dhe "Radio Europa e Lirë" që nga vitet 1990 ndërsa hapi gazetën e tij më 1999. Ai njihet për editorialet e tij të përditshme më së shumti mbi politikën si dhe për rubrikën satiristike të përditshme "Antena Brenda Familjes". Ai drejtoi një emision televiziv të quajtur Faktor Plus në Vizion Plus mes viteve 2008 dhe 2012.

Ai njihet se ka qenë mbështetës i ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha deri në vitin 2008 kur u kthye në një nga kritikët më të ashpër të qeverisjes së tij. Baze u përballe me presione nga qeveria ndaj biznesit të tij, kërcënime dhe sulme fizike si pasojë e kritikave mbi bizneset e qeverisë.

Gazeta e tij u përzu nga një ndërtesë nën pronësi shtetërore për të cilën pati nënshkruar një kontratë qiraje 20 vjeçare në vitin 2009. Baze u dhunua nga Rezart Taçi, një biznesmen kontrovers, pasi raportoi mbi privatizimin e pistë të rafinerive të naftës ARMO dhe mbi evazionin fiskal.

Baze hyri në median në internet që nga viti 1999 ndërsa faqja në internet e Temës u bë pikë reference pas vitit 2009. Që nga viti 2014, ai ka nën pronësi 20% të "Tema TV", një kanal televiziv në internet dhe në platformën "DigitAlb". Baze është autor i disa librave.

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Më shumë informacion

Transparencë aktive

kompania/kanali informon në mënyrë proaktive dhe gjithëpërfshirëse në lidhje me pronësinë e saj, të dhënat janë përditësuar vazhdimisht dhe janë lehtësisht të verifikueshme

4 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare publikohen nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2016. Kursi Mesatar i këmbimit për vitin 2016 i publikuar nga Banka e Shqipërisë është përdorur për konvertimin e shumave në USD. Mero Baze iu përgjigj kërkesës së MOM për informacion më 18 Janar 2018. Shiko burimet për më shumë.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Reporters without borders
  • Funded by
    BMZ