This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-rsf.org/en/ retrieved on 2019/11/19 at 01:27
Reporters Without Borders (RSF) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Reporters without borders

Familja Ndroqi

Familja Ndroqi

Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij Mimoza Ndroqi janë pronarë të radio televizionit Ora News dhe të televizionit Channel One.

Emri i Ylli Ndroqit shfaqet për herë të parë në Regjistrin Kombëtar të Biznesit në vitin 2003, përmes kompanisë "Yldon" sh.p.k, me kapital themeltar 20,000 euro. Më 2016, kompania pati të ardhura prej 21 milionë lekë (163.691 USD) dhe asete prej 734 milionë lekësh (5.72 milionë usd). Në dhjetor 2010, Ylli Ndroqi bleu 100% të aksioneve të "Teknotrade" sh.p.k për 265,000 euro. Kompania u riemërua "Channel One" dhe tashmë operon televizionin vendor me të njëjtin emër. Ndroqi e shiti kompaninë te Astrit Sejdini për 25.6 milionë lekë (USD 206.563) më 2011. Më 2013, Ndroqi e ribleu kompaninë për të njëjtën shumë. Më 2016, "Channel One" deklaroi të ardhura prej 6.8 milionë lekë (USD 53.004) dhe humbje neto prej 7.1 milionë lekësh (USD 56.122). Gjatë dekadës së fundit, Ylli Ndroqi ka themeluar disa kompani me qarkullime të vogla monetare. Që nga viti 2012, Ylli Ndroqi ka shërbyer si një konsull nderi i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Shqipëri. Më 2011, Ylli Ndroqi transferoi 40% të aksioneve të "Ora News" te bashkëshortja e tij Mimoza Ndroqi dhe 8% te i biri Redon Ndroqi. Më 2015, Redoni i riktheu aksionet te i ati. Kompania është aktualisht nën pronësinë e Ylli Ndroqi (60%) dhe bashkëshortes së tij, Mimoza Ndroqi (40%). Më 2016, "Ora" sh.a deklaroi asete totale prej 990 milionë lekë (USD 7.72 Mln) nga të cilat, kapitali aksioner është 126.5 Mln Lek (USD 986.047). Të ardhurat për 2016 ishin 187.8 Mln Lek (USD 1.46 Mln.) ndërsa fitimi neto ishte 3.7 Mln Lek (USD 28.840).

 

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Radio dhe Televizion

Ora News (100%)

Televizion

Channel One (100%)

Shërbime financiare

Yldon (100%)

Prodhim pijesh

Yldon (100%)

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

Redon Ndroqi – anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të "Yldon Media Group", djali i Ylli Ndroqi, pronar i "Yldon Media Group".

Më shumë informacion

Transparencë aktive

kompania/kanali informon në mënyrë proaktive dhe gjithëpërfshirëse në lidhje me pronësinë e saj, të dhënat janë përditësuar vazhdimisht dhe janë lehtësisht të verifikueshme

4 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë publikisht të disponueshme në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të dhënat financiare të raportuara i përkasin vitit 2016. Kursi mesatar i këmbimit i raportuar nga Banka e Shqipërisë është përdorur për të konvertuar shumat në USD. Ora News iu përgjigj kërkesës së MOM për informacion më 19 janar 2017. Shiko burimet për më shumë.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Reporters without borders
  • Funded by
    BMZ