This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-rsf.org/en/ retrieved on 2019/10/21 at 18:26
Reporters Without Borders (RSF) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Reporters without borders

News 24

News 24 i filloi transmetimet në mars të vitit 2002, si i pari televizion i formatit 24 orë informacion në ditë në Shqipëri. Projekti televiziv u financua nga kompania italiane “Edisud S.p.a”, e cila ishte e pranishme në tregun shqiptar të medias prej vitit 1993 me botimin e të përditshmes “Gazeta Shqiptare”. Përgjatë 9 viteve të operimit, televizioni "News 24" ishte nën pronësinë e kompanisë "Edisud Radio-TV" sh.p.k, e përfaqësuar nga gazetari italian Carlo Bolino. Në Maj 2011, televizioni "News 24", së bashku me mediat e tjera të grupit, ndryshuan pronësi pas një marrëveshjeje me vlerë 5.9 milionë euro në total mes kompanisë "Edisud S.p.a" dhe dy biznesmenëve shqiptarë, Irfan Hysenbelliu dhe Artan Santo. Ndryshimi i pronësisë së televizionit "News 24" dhe i mediave të tjera të themeluara nga "Edisud S.p.a" u komentua në atë kohë si një lëvizje e frymëzuar politikisht nga ish-kryeministri Sali Berisha. Alba Malltezi, ish-drejtuese dhe bashkëshortja e Bollinos, akuzoi Berishën se përmes shitjes kishte për qëllim vendosjen nën kontroll “të medias kritike me të”. Ndërsa po vazhdonin negociatat me "Edisud S.p.a" në Itali, Hysenbelliu dhe Santo themeluan në prill të vitit 2011 kompaninë mediatike “Focus Group” sh.p.k, ku secili kishte nga 50% të aksioneve. "Focus Group" sh.p.k është aksioneri i vetëm i kompanive “Focus Media News”, që zotëron televizionin "News 24", portalin e lajmeve "Balkanweb" dhe Radion “Rash”, si dhe e “Focus Press”, që zotëron të përditshmen “Gazeta Shqiptare”. Por vetëm pak muaj pas finalizimit të kontratës së blerjes, ata i transferuan kuotat në emër të vajzave të tyre, Fabiola Hysenbelliu dhe Emi Santo për një vlerë prej 50 mijë lekësh secila. Në tetor, “Focus Group” ndryshoi sërish pronësi, duke pasur si aksionerë 50% me 50% Asllan Grezdën dhe Bashkim Hysenbelli. Grezda ishte në atë kohë aksioner në bankën “Credins” të drejtuar nga Santo, ndërsa Bashkim Hysenbelli është kushëri i Irfan Hysenbelliut dhe nuk zotëron aktivitete të tjera biznesi. Në shkurt 2017, Bashkim Hysenbelli u bë aksioner i vetëm i kompanisë pasi bleu 50% të aksioneve në emrin e Grezdës për 50 mijë lekë. Ndryshimet në strukturën e pronësisë nuk e lëkundën pozicionin e televizionit "News 24" në treg. Me fokus te informacioni i shpejtë dhe analiza politike, ai është mjaft popullor në ambientet publike si baret dhe restorantet dhe vazhdon të mbetet stacioni i këtij formati me shikueshmërinë më të lartë në vend.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

8.99% Telemetrix / 5.36% Abacus

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Lokale

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë (online, dixhital)

Transparencë pasive

pas kërkesës, të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga kompania / kanali

3 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Focus Media Group

Pronësi

Struktura e pronësisë

"News 24" është në pronësinë e kompanisë "Focus Media News" sh.p.k, e cila zotërohet 100% nga "Focus Group" sh.p.k. Sipas dokumenteve në Qendrën Kombëtare të Bizneseve, Bashkim Hysenbelli është aksioneri i vetëm i “Focus Group” sh.p.k. Megjithatë, biznesmeni Irfan Hysenbelliu e prezanton veten publikisht si pronar dhe president i “Focus Group” sh.p.k.

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët e kompanisë kanë të drejtën e votës.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2002

Interesat e lidhur të themeluesit

"EDISUD" S.p.a është një kompani mediatike me qendër në Bari të Italisë, e cila në kohën e themelimit përfaqësohej nga presidenti i saj Giuseppe Lobuono. Më 29 mars 2002, "Edisud" S.p.a vendosi të themelojë në Shqipëri kompaninë bijë “Edisud Radio TV”. Në kohën e themelimit, kompania shqiptare kishte një kapital prej 25 milionë lekësh dhe kishte si objekt veprimtarinë në fushën radio-televizive. Përfaqësuesi i saj ligjor në Shqipëri ishte Carlo Bollino, gazetar i agjencisë italiane të lajmeve ANSA dhe administrator i "Gazetës Shqiptare" në Tiranë. Më 20 maj 2011, kompania italiane vendosi të shesë të gjitha aksionet që zotëronte në Tiranë, përfshi edhe të drejtat për markat e regjistruara "News 24", "Gazeta Shqiptare", "Milosao", "Ndërkombëtare", "Telegazeta", "Bluetooth" dhe "Shqiptare". Kjo kompani u ble nga kompania "Focus Group", e cila zotërohej 50% me 50% nga biznesmeni Irfan Hysenbelliu dhe bankieri Artan Santo.

Interesat e lidhur të administratorit

Mustafa Muço - ka qenë politikan dhe ministër i Ekonomisë dhe Privatizimeve në qeverinë e vitit 2001 të drejtuar nga Ilir Meta. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i Partisë Socialiste dhe një ndër themeluesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim në vitin 2004. Pas vitit 2005, Muço u largua nga politika aktive. Ai administron kompanitë "Focus Media News" dhe "Focus Press" prej korrikut 2016.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Andi Tela - është gazetar dhe mban postin e drejtorit të përgjithshëm të televizionit "News 24". Më parë, ai ka mbajtur role drejtuese në gazetat e përditshme "Panorama" dhe "Gazeta Shqiptare".

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Eni Vasili - është gazetare dhe prezantuese e emisionit 'Studio e Hapur'. Vasili ka një karrierë të gjatë si moderatore emisionesh politike. Ajo më parë ka punuar për "Televizionin Alsat", tashmë të mbyllur, dhe transmetuesin publik, TVSH.

Kontakt

Rruga Ali Demi, ish-Kombinati i Autotraktorëve, Zyrat e Administratës, Tirana;

Tel: +355(4)359104

Faqja e internetit: balkanweb.com

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

2.2 Mio. $ / 260 Mio. Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.0004 Mio. $ / 0.06 Mio Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

6.4%

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për vlerësimin e aseteve dhe të ardhurave të kompanisë në tregun e medias, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurave dhe përfitimeve për 8 kompani/grupe televizive që trasmetojnë falas. Kompanitë e përfshira në përllogaritje janë si më poshtë: Top Channel, Klan, Media Vizion, Multiscreen, Focus Media News, ABC News, Ora News dhe Scan. Kjo llogaritje nuk përfshin kompanitë me pagesë si DigitAlb dhe Tring TV dhe po ashtu as televizionin publik RTSH. Të dhënat për audiencën për televizonet kryesore u morën nga Abacus Research dhe Telemetrix për vitin 2017. Të dhënat janë kontradiktore dhe për këtë arsye të dy treguesit e audiencës janë përfshirë. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Reporters without borders
  • Funded by
    BMZ