Radio IN

"Radio IN" trasmeton muzikë dhe ka po ashtu disa emisione të dedikuara kryesisht të rinjve. Përveç muzikës ata trasmetojnë një emision sportiv, një emision mëngjesi dhe lajme të përbashkëta me "In TV".

"IN Media", që përfshin radion, stacionin televiziv dhe faqen online, thotë që është grupi më i ri mediatik në Shqipëri dhe se synojnë audincë të re, duke cilësuar veten si të detikuar krejtësisht ndaj kësaj audience, ku pretendojnë se kanë edhe ndjekshmëri më të lartë se cilado media tjetër.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

1.4%

Lloj pronësie

private

Mbulimi gjeografik

Vendore

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Të dhënat nuk janë të disponueshme

të dhënat e pronësisë nuk janë të disponueshme në regjistrat publik , kompania / kanali refuzoi dhënien e informacionit ose nuk përgjigjet, nuk ka të dhëna publike

1 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Media Group IN Sh.p.k

Pronësi

Struktura e pronësisë

"Media Group IN" zotëron të gjitha aksionet e "Radio IN". Nuk ka informacione publike për zotëruesin final të aksioneve të "Media Group IN", pasi kompania që i ka ato është rregjistruar ofshore në Qipro.

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.

Grup / Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2016

Interesat e lidhur të themeluesit

Stavros Aidinis - biznesmen nga Greqia, bleu aksionet e "Tok Media", e cila më herët kishte në pronësi radion "Kiss FM". Më pas, "Tok Media" nën pronësinë e Aidinis themeloi radion "MAD", e ngjashme me omologen e saj në Greqi dhe në vitin 2016 kjo kompani e ndryshoi emrin në "Radio IN".

Interesat e lidhur të administratorit

Genc Shkodra - është administrator i "Media Group IN", i cili zotëron aksionet e "Tok Media", "IN Events" dhe 90% të aksioneve të "Extra Channel". Shkodra shërben si administrator edhe te të treja kompanitë vartëse. Ai ka qenë për më shumë se 10 vjet drejtor i "Top Albania Radio" dhe për një periudhë 2 vjeçare i "Video Graphic Agency" (VGA), që po ashtu ishte e lidhur me "Top-Channel" dhe "Top Albania Radio". Prej vitit 2013, ai menaxhon kompanitë që kanë në pronësi "IN TV" dhe "Radio IN".

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Karolina Risto - është drejtore e departamentit të lajmeve në "IN TV", që jane të njëjta me edicionet e lajmeve në "Radio IN". Risto është gazetare prej disa vitesh dhe ka punuar më parë në "Vizion Plus" dhe "Gazeta Shqiptare".

Kontakt

Rr. Dhaskal Tod’hri, Nr. 26, Kashar, Tirana, Albania

Tel: +355 42419099

Email: info@intv.al, marketing@intv.al, teamup@intv.al

Website: www.intv.al

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

0.22 Mio. $ / 28.6 Mio. Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.01 Mio. $ / 1.3 Mio. Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Të dhëna të tjera u siguruan nga publikimet e vetë radios.
Kompania që zotëron "Radio IN" ka filluar trasmetimet në vitin 2008 si "Kiss FM". Genci Shkodra ishte administrator i të dy kompanive, kur Stavros Aidinis shiti aksionet e "Tok Media" te "Media Group IN".

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union