Sot News

"Sot News" është gazetë e përditshme informative. Ajo nisi botimet në print në tetor të vitit 2002, ndërsa sot ofron edhe botim online përmes faqes së internetit www.sot.com.al. Gazeta deklaron se ka një tirazh prej 7500 kopjesh të shtypura në ditë. Gazeta "Sot News“ u vendos në qendër të kritikave para zgjedhjeve lokale të vitit 2007, kur botoi fotot nudo të kryeministrit aktual Edi Rama, atëherë kandidat për kryetar bashkie në Tiranë. Botuesi Prodani u mbrojt përmes një editoriali me argumentin se jeta e kandidatit për kryebashkiak nuk ishte private dhe se nuk i kishte shërbyer me këtë botim asnjërës prej palëve politike.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

0.24%

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Me pagesë

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Sot News Sh.p.k

Pronësi

Struktura e pronësisë

"Sot News" është gazetë e përditshme dhe botim i kompanisë “Sot News” sh.p.k.

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët e kompanisë kanë të drejtën e votës.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2002

Interesat e lidhur të themeluesit

Arjan Prodani, Shkelqim Prodani, Arben Meçe, Sokol Kosova and Martin Leka - Gazeta "Sot" u themelua në tetor të vitit 2002 si pjesë e kompanisë "Sot+" me ortakë Arjan Prodani me 35%, Shkëlqim Prodani me 26%, Sokol Kosova me 20%, Arben Meçe me 10% dhe Martin Leka me 9%. Një vit më vonë, Arjan Prodani bleu kuotat e Prodanit, Meçes dhe Kosovës, duke zotëruar 91% të aksioneve. Gazetari Martin Leka vazhdoi të mbante 9% të aksioneve.

Interesat e lidhur të administratorit

Arjan Prodani - u përfshi në biznes në vitin 1996, kur themeloi bashkë me të vëllanë kompaninë e ndërtimit dhe të shëbimeve të kancelarisë "Prodani Construction". Në tetor të vitit 2002, ai themeloi kompaninë mediatike "Sot +", e cila botonte gazetën "Sot" dhe "Kërko dhe Gjen" së bashku me 4 aksionerë të tjerë, por një vit më vonë mori në duar 91% të aksioneve të kompanisë. Prodani zotëron gjithashtu kompaninë e printimeve dhe design-it "Classic Print" dhe atë të import-eksportit të energjisë "Red&Black". Në vitin 2003, ai themeloi si aksioner i vetëm kompaninë "Sot News" sh.p.k, e cila boton tashmë gazetën e përditshme "Sot News".

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Anilla Dodaj - është kryeredaktore e gazetës “Sot News".

Kontakt

Bulevardi Zhan Dark, Rruga Sitki Çiço, Tirana

Tel: +355 2382 020

Email: gazetasot@yahoo.com

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

0.20 Mio. $ / 25.81 Mio. Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.00 Mio. $ / 0.33 Mio. Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

4.4

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet. Në mënyrë që të vlerësohej pesha e aseteve dhe të ardhurave të kësaj kompanie në tregun e shtypit të shkruar, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurave dhe fitimeve të 11 kompanive botuese. Mediat e përfshira në llogaritje janë: Panorama, Gazeta Shqiptare, Koha Jonë, Mapo, Shekulli, Tema, Dita, Sot News, Shqiptarja.com, Standard dhe Monitor.

Burime profili medias

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union