Standard

Gazeta "Standard" është e përditshme prej fundit të vitit 2005 dhe për një kohë të gjatë ka mbajtur një suplement javor. Gazeta u themelua si media me qendrim editorial të djathtë. Numri i saj i parë pati si titull kryesor një intervistë me Sali Berishën, atëherë kryeministër, ndërsa edhe më vonë ajo ka mbajtur qendrim mjaft pranë PD-së. Gazeta është angazhuar prej kohësh në publikimin e materialeve të konspiracionit anti-Soros, që shpesh janë kryeartikuj të saj.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

0.99%

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Me pagesë

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Standard L.T.D. Sh.p.k

Pronësi

Struktura e pronësisë

Sofokli Duni është ortaku i vetëm me 100% të aksioneve në kompaninë "Standard LTD", e cila publikon gazetën "Standard".

Të drejta votimi

E drejta e votës është e njëjtë me përfaqësimin e aksionerëve.AF14

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2005

Interesat e lidhur të themeluesit

Gerti Duni, Faik Dizdari, Etleva Kadilli - Gazeta "Standard" u krijua në Nëntor të vitit 2005, me themelues Gerti Dunin, Faik Dizdarin dhe Etleva Kadilli, të cilët themeluan kompaninë "Standard" Sh.p.k. Kompania rezulton e pezulluar dhe në likujdim në regjistrin tregtar, ndërsa gazeta prej vitit 2013 botohet nga kompania "Standard Ltd" e themeluar dhe me aksioner të vetëm Sofokli Dunin. Ai është vëllai i Gerti Dunit dhe më herët administroi kompaninë "Standard" Sh.p.k, e cila publikoi sëpari gazetën. Ai kandidoi për të qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ndërsa qendrimet e gazetës kanë qenë pranë PD. Vëllezërit Duni kanë jetuar një pjesë të kohës në Sllovaki, ku rezultojnë të angazhuar në biznese të publikimit, të shërbimeve dhe në ndërtim. Të dy kanë aktivitet tregtar në Shqipëri.

Interesat e lidhur të administratorit

Sofokli Duni - është administrator i gazetës që prej vitit 2006 dhe tashmë edhe pronar i vetëm i saj përmes kompanisë "Standard Ltd". Ai është aksioner në klubin e futbollit të Himarës, pronar i një restoranti në Himarë, biznes që rezulton i pezulluar, si dhe aksioner me 50% të aksioneve në kompaninë "IONIAN COAST PROPERTY DEVELOPEMENT".
Ka jetuar një pjesë të kohës në Sllovaki, ku bashkë me të vëllain rezulton në biznesin e printimeve, restoranteve, printimit e të ngjashme. Politikisht ai është mjaft pranë të djathtës dhe kandidoi për të qenë anëtarë i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Gëzim Saliu - kryen funksionet e kryeredaktorit të gazetës "Standard" prej disa vitesh.

Kontakt

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

0.02 Mio. $ / 1.9 Mio. Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.00 Mio. $ / 0.1 Mio. Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

0.3

Më shumë informacion

Meta Data

Informacionet për kompaninë dhe bilancet ekonomike të saj u morën nga Qendra Kombëtare e Bizneseve. Kompania që themeloi gazetër rezulton e pezulluar, ndërsa ajo publikohet nga një kompani e krijuar në vitin 2013. Në mënyrë që të vlerësohej pesha e aseteve dhe të ardhurave të kësaj kompanie në tregun e shtypit të shkruar, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurave dhe fitimeve të 11 kompanive botuese. Mediat e përfshira në llogaritje janë: Panorama, Gazeta Shqiptare, Koha Jonë, Mapo, Shekulli, Tema, Dita, Sot News, Shqiptarja.com, Standard dhe Monitor.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union