This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-rsf.org/en/ retrieved on 2019/08/23 at 20:22
Reporters Without Borders (RSF) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Reporters without borders

Edil Al Group

Edil Al Group

"Edil Al Group" është grupimi i disa kompanive në fusha të ndryshme me fokus në ndërtim, media, telekomunikacion, tregti, restorante, botime e të tjera, kryesisht në pronësi apo nën kontrollin e familjes Dulaku. "Edil Al Group" nuk është rregjistruar si i tillë ligjërisht, por është një grup kompanish të zotëruara kryesisht prej familjes Dulaku, të cilët e cilësojnë veten si pjesë e grupit në faqet e tyre online.

Grupi përfshin ndër të tjera edhe kompaninë "Media Vizion", e cila është një nga kompanitë më të rëndësishme mediatike në Shqipëri. Kompania zotëron televizionin privat kombëtar "Vizion Plus".

"Media Vizion" i filloi trasmetimet televizive përmes "Vizion Plus" në fillim të viteve 2000, u pajis me licesë kombëtare në vitin 2008 dhe në vitin 2016 mori nga AMA, një prej 5 licensave kombëtare private për transmetimet numerike.

Tre vëllezërit Dulaku (Adrian, Artan, Genci) dhe bashkëshortet e tyre (Ridvana, Holta, Melina) kanë nën kontroll përmes aksioneve apo edhe këshillave mbikqyrës edhe mbi kompani të tjera që identifikohen në faqet zyrtare të "Edil Al" dhe "Tring TV", si pjesë e grupit.

Ky grup siç identifikohet në faqen zyrtare të "Edil Al" dhe "Tring", përfshin platformën e trasmetimeve digitale dhe satelitore "Tring TV", "Albanian Satellite Comunication", "Botimet Living", revistën "Living", kompaninë e ndërtimit "Edil Al", kompaninë e prodhimit të betonit "Alb Beton", kompaninë e tregtimit të makinave "Albanian Motor Company", qendrat tregtare: "Galeria", "Cristal" dhe "Concord" dhe po ashtu kompani të tjera.

Vetë kompania "Edil-AL-IT", e cila është kompania e parë e grupit, është në pronësi të kompanisë "INER" Shpk e gjitha në pronësi të tre vëllezërve Dulaku.

Në pronësi të vëllezërve dhe bashkëshorteve, janë edhe kompanitë e tjera të sipërpërmendura. Përjashtim bën "Tring Tv" e cila zotërohej nga bashkëshortet e tre vëllezërve, deri në vitin 2016, por ato i shitën 80% të aksioneve të tyre Sotiraq Toshit, i cili më herët kishte shërbyer si administrator i kompanisë. Vëllezërit Dulaku dhe bashkëshortet e tyre kanë sidoqoftë kontrollin mbi kompaninë. Adrian Dulaku, Genci Dulaku dhe Holta Dulaku, janë anëtarët e këshillit mbikqyrës të kompanisë, ndërsa Artan Dulaku dhe Ridvana Dulaku janë administratorë të saj bashkë me Toshin.

Fakte kyçe

Formular i biznesit

Private

Forma ligjore

Shoqëri Aksionere dhe me përgjegjësi të kufizuar që operojnë në çadrën e Edi al Grup

Sektorët biznesit

Transmetime televizive; Botime; Ndërtim; Shit-Blerje pasurish të patundshme; Tregti; Hoteleri dhe Turizëm

Pronësi

Pronar indvidual

mediat
Other Media Outlets

Media të tjera të shkruara

Revista Living (2.22%)

Media të tjera Online

www.vizionplus.tv

Fakte

Biznesi i medias

Rrjet shpërndarje dixhitale

Tring (20%)

Licensë transmetimesh sportive

Tring (20%)

Botime

Living (100%)

Transmetime Dixhitale

Tring (20%)

IP TV

Tring TV (20%)

TV Kabllor

Tring TV (20%)

Biznes

Ndërtim

INER (100%)

Tregti

INER (100%)

Shit-Blerje pasurish të patundshme

CONCORD INVESTMENT (100%)

Tregti makinash

Albanian Motor Company (100%)

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1994

Interesat e lidhura me themeluesin

Familja Dulaku është e përfshirë në biznesin e ndërtimit që prej fillimit të viteve 90’ si themelues të kompanisë "Edil-Al-It". Tre vëllezërit, Artani, Adriani dhe Genci Dulaku, janë themelues dhe bashkëaksioner e drejtues të grupit të kompanive nën emrin "Edil al Group" sëbashku me bashkëshortet Holta, Ridvana dhe Melina. Kompanitë më të rëndësishme në pronësi të tyre janë "INER", "Edil-Al-It", "Media Vizion" sh.a, "Tring" sh.a, "Concord Investment" dhe "Albanian Satellite Communications".

Punonjësit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Media Vizion sh.a., Rr. Don Bosco, Nr.5 Tirana

Tel: +355 4 2 404 268

Faqja e internetit: www.vizionplus.tv

NIPT

Media Vizion (K01414003D)

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

Vizion Plus: 3.67 Mio. $ / 470 Mio. Lek Tring TV: 7.26 Mio. $ / 932 Mio. Lek

Fitimi operativ (në Mil. USD)

Vizion Plus: 0.03 Mio. $ / 3.4 Mio. Lek Tring TV: 0.02 Mio. $ / 3.1 Mio. Lek

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Drejtuesit

Bord mbikëqyrës + interesat e bordit mbikëqyrës

Holta Dulaku - bashkëshortja e Artan Dulakut, ka 8% të aksioneve në "Tring TV" dhe po ashtu është pjesë e Bordit Mbikqyrës të "Tring TV" Sh.a dhe producente e disa programeve televizive si 'Dancing With the Stars Albania'.

Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim

Ritvana Dulakun dhe Melina Dulaku - bashkëshortet e Adrian Dulakut dhe Genci Dulakut, janë pjesë e drejtimit të "Tring TV" dhe disa kompanive të tjera të familjes.

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Edil al Group nuk është rregjistruar si i tillë ligjërisht, por është një grup kompanish të zotëruara kryesisht prej familjes Dulaku.
Struktura e pronësisë për kompanitë e grupit dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016.
Të dhënat për audiencën për televizonet kryesore u morën nga Abacus Research dhe Telemetrix për vitin 2017. Të dhënat janë kontradiktore dhe për këtë arsye të dy treguesit e audiencës janë përfshirë. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Reporters without borders
  • Funded by
    BMZ