This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-rsf.org/en/ retrieved on 2019/11/22 at 15:02
Reporters Without Borders (RSF) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Reporters without borders

Focus Media Group

Focus Media Group

"Focus Media Group" është një ndër grupet mediatike kryesore në Shqipëri që zotëron televizionin informativ "News 24", të përditshmen "Gazeta Shqiptare", portalin informative "Balkanweb" dhe radion "RASH". Grupi mediatik u themelua në Prill 2011 nga biznesmeni Irfan Hysenbelliu dhe bankieri Artan Santo, në kohën që të dy ishin të përfshirë në negociata me kompaninë italiane "Edisud" S.p.a.

Kompania e themeluar në Shqipëri nga "Edisud" u shit në Maj 2011 për një çmim total prej 5.9 milionë eurosh. "Focus Group" sh.p.k është pronari i vetëm i kompanisë "Focus Media News" sh.p.k, e cila zotëron televizionin "News 24", portalin informative "Balkanweb" dhe radion "RASH". "Focus Group" zotëron gjithashtu dhe kompaninë "Focus Press" sh.p.k, e cila zotëron "Gazetën Shqiptare".

Vetëm pak muaj pas blerjes së kompanisë nga "Edisud" S.p.a, të dy biznesmenët i transferuan aksionet te vajzat e tyre, Fabiola Hysenbelliu dhe Emi Santo për një vlerë prej 50 mijë lekësh secili (476 USD). Në Tetor 2011, "Focus Group" ndryshoi sërish pronësinë, ku Asllan Grezda dhe Bashkim Hysenbelli u bënë aksionerë me 50% të aksioneve secili. Grezda ishte në atë kohë aksioner në bankën 'Credins' të drejtuar nga Santo, ndërsa Bashkim Hysenbelli është kushëri i Irfan Hysenbelliut dhe nuk zotëron biznese të tjera. Në Qershor 2014, Artan Santo u ekzekutua nga dy persona të maskuar në qendër të Tiranës. Grezda qëndroi si aksioner në kompani deri në Shkurt 2017, kur ia shiti aksionet e tij Bashkim Hysenbellit për 50 mijë lekë (USD 444,20).

Fakte kyçe

Formular i biznesit

Private

Forma ligjore

Shoqëri më përgjegjësi të kufizuar

Sektorët biznesit

Transmetime radio-televizive; Botime; Ndërtim; Tregti; Hoteleri-Turizëm; Fabrikë birre; Kantinë vere; Prodhim uji të pijshëm; Edukim (kolegj universitar privat)

Pronësi

Pronar indvidual

mediat
Fakte

Biznesi i medias

Transmetime radio-televizive

Focus Media News (100%)

Publikime

Panorama Group (100%)

Biznes

Ndërtim

Erjoni (100%)

Tregti

Pegasos (50%)

Hoteleri dhe turizëm

Hysenbelliu (100%)

Kantinë vere

Egnatia Group (100%)

Prodhim uji të pijshëm

Fab Group (100%)
Fabrikë birre

http://Egnatia Group-Birra Korca (99.02%)

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2011

Interesat e lidhura me themeluesin

Irfan Hysenbelliu – Është sipërmarrës në fushat e ndërtimit, të prodhimit të birrës dhe të verës, në hoteleri si dhe në arsimin universitar privat në vend. Ai e nisi karrierën në vitin 1994 si tregtar dhe importues i produkteve ushqimore, por vetëm një vit më pas e shtriu aktivitetin e tij në biznesin fitimprurës së ndërtimeve në Tiranë. Në vitin 2002, Hysenbelliu u përfshi në tregun mediatik duke themeluar kompaninë "Panorama Group" sh.p.k, e cila zotëron gazetën "Panorama", gazetën sportive "Panorama Sport" dhe revistën "Psikologjia". Në vitin 2011, Hysenbelliu e zgjeroi aktivitetin e tij në sektorin e medias, pasi bleu televizionin "News 24", të përditshmen "Gazeta Shqiptare", portalin e lajmeve "Balkanweb" dhe radion "RASH" sëbashku me bankierin Artan Santo për 5.9 milionë euro.
Artan Santo – E filloi karrierën e tij në sektorin bankar në fillim të viteve ’90 dhe pas shtatë vitesh u ngjit në pozicionin e administratorit të Bankës së Kursimeve të Shqipërisë. Në vitin 2000, Santo themeloi bankën private "Credins" dhe mbajti rolin e administratorit. Në vitin 2009, Santo u përfshi në sektorin e medias si aksioner i televizionit "Scan TV" - një stacion i lajmeve të ekonomisë dhe biznesit. Në vitin 2001, ai themeloi së bashku me biznesmenin Irfan Hysenbelliu kompaninë "Focus Group", e cila bleu mediat e themeluara në Shqipëri nga kompania italiane "Edisud" S.p.a. Në Qershor 2014, Artan Santo u ekzekutua para degës qendrore të bankës së tij në Tiranë nga dy persona të armatosur. Autorët e vrasjes së stilit mafioz nuk u identifikuan asnjëherë.

Punonjësit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Rruga Ali Demi, ish-Kombinati i Autotraktorëve, Zyrat e Administratës, Tirana;

Tel: +355(4)359104

Faqja e internetit: balkanweb.com

NIPT

Focus Media News (K21909002K); Focus Press (L11806011O)

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

Focus Media News: 2.2 Mio $ / 260 Mio. Lek Focus Press: 0.37 Mio $ / 48.10 Mio. Lek

Fitimi operativ (në Mil. USD)

Focus Media News: 0.0004 Mio. $ / 0.06 Mio. Lek Focus Press: 0.00 Mio $ / 0.19 Mio. Lek

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Drejtuesit

Bordi ekzekutiv + interesat e bordit ekzekutiv

Mustafa Muço – Administratori i kompanive "Focus Media News" dhe "Focus Press" ka qenë më parë anëtar i Partisë Socialiste dhe ministër i Ekonomisë dhe Privatizimeve në qeverinë e drejtuar nga Ilir Meta në vitin 2001. Në vitin 2004, Muço ishte një ndër anëtarët themelues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por ai u tërhoq më pas nga politika aktive. Muço u emërua administrator i kompanive "Focus Media News" dhe "Focus Press" në korrik 2016.

Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim

Andi Tela – është gazetar dhe mban postin e drejtorit të Përgjithshëm të televizionit "News 24". Më parë ai ka mbajtur role drejtuese në gazetat e përditshme "Panorama" dhe "Gazeta Shqiptare".

Më shumë informacion

Transparencë pasive

pas kërkesës, të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga kompania / kanali

3 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare të kompanive Focus Media News dhe Focus Press janë të pranishme publikisht në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve. Të dhënat financiare të kompanisë i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar të dhënat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Të dhënat e shikueshmërisë së vitit 2017 për televizionin News 24 u siguruan nga Abacus Research dhe Telemetrix. Të dhënat janë kontradiktore dhe për këtë arsye janë prezantuar të dy indikatorët e shikueshmërisë. Focus Group iu përgjigj kërkesës për informacion të ekipit të MOM më 22 Janar 2018. Për më tepër shihni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Reporters without borders
  • Funded by
    BMZ