Klan TV Sh.a

Klan TV Sh.a

"TV Klan" është një nga grupet më të mëdha të medias në Shqipëri, nën pronësinë e ish-gazetarit të kthyer në biznesmen Aleksandër Frangaj dhe bashkëshortes së tij Alba Gina. "TV Klan" është aktiv në tregjet e televizionit dhe radios përmes kanaleve "TV Klan", "Klan Plus", "Radio Klan" dhe në mënyrë indirekte përmes "ABC News TV" - ku Frangaj dhe Gina janë aksionerë minoritarë.

"TV Klan" është kompania mediatike e dytë më e madhe në tregun e televizioneve pa pagesë sa i përket të ardhurave dhe ka fitimet më të larta në të gjithë tregun e medias në vend, përfshirë platformat televizive me pagesë. "TV Klan" ka asete totale me vlerë 2.4 miliardë lekë (USD 18.8 Mio), gjë që përbën 15% të aseteve totale të tregut të medias televizive në Shqipëri.

Kompania "TV Klan" operon kanalet televizive "TV Klan" dhe "TV Klan Plus", si dhe "Radio Klan". Ajo ka nën pronësi një nga pesë licencat për transmetime dixhitale tokësore private.

"TV Klan" u themelua më 1997 nga tri biznesmenë, Aleksandër Frangaj (50%), Marsel Skëndo (25%) dhe Julian Roche (25%). Klan mori një nga dy licencat kombëtare më 2001. Aktualisht është nën pronësinë e Aleksandër Frangaj (60%) dhe bashkëshortes së tij Alba Gina (40%).

"TV Klan" njihet për kultivimin e marrëdhënieve miqësore me qeveri të ndryshme dhe është akuzuar se ka marrë shpërblime për linjën editoriale proqeveritare, përfshirë sasi të konsiderueshme reklamash qeveritare.

Fakte kyçe

Formular i biznesit

Private

Forma ligjore

Shoqëri Aksionere

Sektorët biznesit

Radio dhe televizion; prodhim muzikor; transmetime dixhitale

Pronësi

Pronar indvidual

Other Media Outlets

Media të tjera Online

www.klanplus.al

Fakte

Biznesi i medias

Telekomunikacion

Hightel Towers Albania (4.42%)

Biznes

Klan Kosova është televizion në Prishtinë, Kosovë, e cila është nën pronësinë e TV Klan.

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1997

Interesat e lidhura me themeluesin

Aleksandër Frangaj - është ish-gazetar dhe sipërmarrës në media me aksione në "TV Klan", "ABC News" dhe një kompani e quajtur "Albania 2017" e themeluar më 2017. Në vitin 1997, Frangaj themeloi kompaninë "Media 6" bashkë me dy biznesmenë të tjerë, Julian Roche dhe Marsel Skendo. Frangaj zotëronte 50% të kompanisë, ndërsa ortakët e tij nga 25% secili. Kompania publikonte revistën e përjavshme "Klan" dhe themeloi kanalin televiziv me të njejtin emër. Sot, Frangaj zotëron 60% të aksioneve, ndërsa gruaja e tij, Alba Gina, zotëron 40% te "TV Klan". Ai inicioi planet për një paketë satelitore me pagesë të quajtur "Satelit +" më 2004 dhe një platforme të ngjashme transmetimesh sportive të quajtur "SuperSport" më 2006, përmes aksioneve nën pronësinë e bashkëshortes së tij, Alba Gina. Ai konsiderohet një pronar mediaje pranë qeverisë - pavarësisht se kush e ka pushtetin dhe ia ka dalë me sukses të ndryshojë krah dhe të mbështesë partinë në pushtet përgjatë 20 viteve të fundit.

Punonjësit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Televizioni Kombëtar Klan, Rruga: “AleksanderMoisiu”, nr.97, PranëIsh – Kinostudio, 1007, Tirana, Albania.

Tel: +355 42 347 821/2/3;

Email: info@tvklan.al

NIPT

J71413001L

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

9.1 Mio. $ / 1.166 Bn. Lek

Fitimi operativ (në Mil. USD)

1.93 Mio. $ / 247 Mio. Lek

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Drejtuesit

Bord mbikëqyrës + interesat e bordit mbikëqyrës

Sotir Bicka – është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të "TV Klan".

Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim

Eduard Frangaj është gazetar dhe vëllai i Aleksandër Frangaj, administratorit dhe aksionerit kryesor të "TV Klan".

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

TV Klan është shoqëri aksionere. Struktura e pronësisë dhe raportet financiare publikohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Për qëllim të vlerësimit të peshës së aseteve dhe të ardhurave të kësaj kompanie në tregun e medias, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të të ardhurave dhe fitimeve të 8 kompanive televizive dhe dy platformave me pagesë. Kompanitë e përfshira në këtë llogari janë: DigitAlb, Tring, Top Channel, Klan, Media Vizion, Multiscreen, Focus Media News, ABC News, Ora News dhe Scan.
Për konvertimin në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit i vitit 2016 i publikuar nga Banka e Shqipërisë.Pjesa e audiencës për televizionet kryesore janë dhënë nga Abacus Research dhe Telemetrix për vitin 2017, të dhënat janë konfliktuale dhe për këtë arsye janë dhënë të dyja matjet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union