Multiscreen Sh.p.k

Multiscreen Sh.p.k

Multiscreen Sh.p.k u themelua më qershor 2015, pas prishjes së ortakërisë mes aksionerit kryesorë të Balkan TV (i afërm i Koço Kokëdhimës) dhe FFM Group (ku shumicën e aksioneve i ka Alba Malltezi) i cili kishte 35% të aksioneve të kompanisë që drejtonte A1 Report TV. #

Pas prishjes se marrëveshjes me Kokëdhimën, në qershor të atij viti Lindita Dode, themeloi një shoqëri tregtare me emrin Multiscreen, e cila në korrik mori nga AMA të drejtat për të trasmetuar në frekuencat e televizionit të mbyllur Alsat, ndërsa në tetor ndryshoi emrin në Multiscreen; Report Tv.#

Edhe pse ishte botërisht e njohur që televizioni ishte themeluar dhe drejtohej nga Bollino, ky i fundit zyrtarisht bleu 100 % të aksioneve me 3.5 milion lekë nga Dode vetëm në Prill 2017.#

FFM Group dhe Multiscreen trajtohen këtu si kompani të ndara, por mediat që zotërohen prej dy kompanive veprojnë publikisht si pjesë e të njëjtit grup. Gazeta dhe faqja online Shqiptarja.com, publikojnë video të Report TV, dhe ky i fundit raporton për lajmet e publikuara në gazetë. Po ashtu edhe faqet sociale të mediave dhe grupit i trajtonë të treja mediat si të lidhura me FFM grup nën drejtimin e Bollinos dhe Malltezit.

 

Fakte kyçe

Formular i biznesit

private

Forma ligjore

Shoqëri më përgjegjësi të kufizuar

Sektorët biznesit

Transmetime televizive; Turizëm

Pronësi

Pronar indvidual

Carlo Bollino

Carlo Bollino, gazetar Italian, themelues dhe zotërues i aksioneve të Report Tv dhe përmes bashkëshortes edhe gazetës së përditshme e faqes online Shqiptarja.com. Gazetar i ANSA,ai u vendos në Shqipëri prej fillimit të viteve 90’ si drejtues dhe administrator i Gazetës Shqiptare në Tiranë dhe më pas edhe i Neës 24 dhe Balkanëeb që zotëroheshin nga kompania italiane Edisud S.p.a. Bollino i cili më pas u martua me bashkëpunëtoren e tij Alba Malltezi, është prej kësaj kohe aktiv në median shqiptare.

Pasi kompania Italiane Edisud S.p.a shiti aksionet e meidave të mësipërme në vitin 2011, Bollino dhe bashkëshortja e tij Alba Malltezi dhe gazetarë të mediave të mësipërme, themeluan gazetën Shqiptarja.com dhe më vonë Report.tv

Përvecc bizneseve të tij mediatike Bollino është i lidhur edhe me organizatën joqeveritare ‘Qendra Ura’, e cila mori prej qeverisë leje për të ndërtuar dy museum në dy bunker të epokës komuniste të njohur si ‘Bunkart’. Bollino është kurator i yre. Bollino po ashtu është I rregjistruar si konsulent biznesi dhe marrëdhëniesh me jashtë që prej vitit 2016 në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Në vitin 2013 Bollino dhe Malltezi, përmes FFM Group dhe kompanisë Media Content blenë 34 për qind të aksioneve të kompanisë së ish-deputetit të PS Koço Kokëdhima të njohur si Ballkan TV, për të filluar sëbashku trasmetimet televizive me emrin A1 Report. Megjithatë marrëveshja me Kokëdhimën, u ndërpre në shtator të vitit 2015, edhe pse problemet kishin filluar më herët.

Rregjistrat publikë nuk kanë të shënuar këtu si zotërues asksionesh as Bollinon, që shërbeu si administrator i kompanisë dhe as Kokëdhimën, të dy të përfshirë në biznesin e mediave që në vitet 90’. Të dy ia kishin besuar aksionet dhe drejtimin e kompanisë të afërmve të tyre.

100%
Other Media Outlets

Media të tjera Online

http://report-tv.al

Fakte

Biznesi i medias

Botime

FFM Group (74%)

Biznes

Tourism

Qendra URA (NGO)

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2015

Interesat e lidhura me themeluesin

Carlo Bollino është themeluesi dhe pronari i Multiscreen Shpk. Kompania u rregjistrua nga Lindita Dode më qershor 2015, dhe në korrik mori nga AMA të drejtat për të trasmetuar në frekuencat e televizionit të mbyllur Alsat, ndërsa në tetor ndryshoi emrin në Multiscreen; Report Tv.

Punonjësit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Rr. Dervish Hima, 3 kullat, Kulla 2 – Tirana

Tel.: +355 (0) 696007772

Faqja e internetit: report-tv.al

NIPT

L51817008H

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

0.9 Mio. $ / 116 Mio. Lek

Fitimi operativ (në Mil. USD)

0.02 Mio. $ / 2.6 Mio. Lek

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Drejtuesit

Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim

Alba Malltezi - zotëron 74.6 për qind të aksioneve të kompanisë Free and Fair Media, e cila zotëron 80% të aksioneve të gazetës „Shqiptarja.com“ dhe portalit online, ndërsa po ashtu ka në zotërim kompaninë Media Content e cila vijon të ketë 35 për qind të aksioneve të kompanisë që zotëron televizonin A1, i cili nuk trasmeton. Kapitali i kwsaj kompanie llogaritet 350 milion Lekë.
Malltezi është bashkëshortja e gazetarit Carlo Bollinos dhe prej vitesh është angazhuar edhe si gazetare në median e shkruar. Malltezi mban një kolumn të vetën te Shqiptarja.com. Pronarë të tjerë të FFM Group janë Eva Doçi me 20 për qind të aksioneve dhe kompania italiane Superba SRL me 5.04 për qind.

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union