Fondacioni Pashko

Fondacioni Pashko

Fondacioni Pashko është një ent jofitimprurës i krijuar nga transformimi i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuara Mapo Agency në fondacion. Fondacioni publikon të përditshmen 'Mapo' dhe të përjavshmen 'Madam Mapo' dhe ka një prani në internet përmes adresës Mapo.al. E përditshmja Mapo është e vetë-deklaruar "e përditshme liberale" dhe është e lidhur ngushtë me Universitetin Europian të Tiranës, një institucion i arsimit të lartë privat. Në vitin 2015, Mapo Agency pati 1.9% të tregut të medias së shtypur.

Fakte kyçe

Formular i biznesit

Private

Forma ligjore

Fondacion

Sektorët biznesit

Botime

Pronësi

Pronar indvidual

Henri Çili

Henri Çili është themelues i të përditshmes Mapo dhe pronar i Universitetit Europian të Tiranës, një universitet privat. Ai është ish-gazetar dhe drejtues mediaje. Më 2006 ai drejtoi të përditshmen Standard dhe në të njëjtin vit bashkëthemeloi UET pasi mori licencë për hapjen e një instituti të arsimit të lartë me vendim të Këshillit të Ministrave, në atë kohë nën Kryeministrin Sali Berisha. Më 2011, qeveria "Berisha" i dha statusin e universitetit. Çili kishte vetëm 10% të kompanisë në fillim por u bë pronar i vetëm përmes marrëveshjeve të ndryshme gjatë viteve që pasuan.

Çili është i njohur për manovrimin mes forcave të ndryshme politike dhe e prezanton veten si libretar. Ai është i njohur se i bëri thirrje shqiptarëve të votonin për një mandat të tretë ish-kryeministrin Sali Berisha më 2013 dhe i bëri thirrje shqiptarëve të votonin për një mandat të dytë Edi Ramën më 2017. Para se të mbështeste Ramën publikisht, revista e tij shpalli udhëheqësin aktual të opozitës Lulzim Basha "Njeriu i Vitit". Ai është akuzuar se ka ndikuar iniciativën e Ramës për reformimin e arsimit të lartë në Shqipëri, një projekt të shumëdebatuar që synon të rrisë tarifat për studentët si dhe t'i japë universiteteve private fonde publike. Çili i mohon akuzat.

100%
Other Media Outlets

Media të tjera të shkruara

Mapo Magazine (1.11%)

Media të tjera Online

http://madame.mapo.al

Fakte

Biznesi i medias

Botime

Fondacioni Pashko (100%)

Biznes

Arsim

European Education Initiative Holding (100%)

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2006

Interesat e lidhura me themeluesin

Henri Çili – është themelues i të përditshmes Mapo dhe pronar i Universitetit Europian të Tiranës (UET), një universitet privat. Ai është ish-gazetar dhe drejtues mediaje. Më 2006, ai drejtoi të përditshmen Standard dhe në të njëjtin vit bashkëthemeloi UET pasi mori licencë për hapjen e një institucioni të arsimit të lartë privat me vendim të Këshillit të Ministrave, në atë kohë nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha. Më 2011, Berisha i dha statusin e universitetit. Çili kishte vetëm 10% të kompanisë në fillim por u bë pronar i vetëm përmes marrëveshjeve të ndryshme gjatë viteve.
Endri Fuga – është ish-aktivist i Lëvizjes Mjaft dhe themelues i të përjavshmes Mapo. Aktualisht ai punon si zëdhënës i Kryeministrit Edi Rama. Fuga kishte 55% të aksioneve më 2006 të kompanisë Albanian Communication Group, kompanisë që publikoi revistën Mapo. Ai bleu 15% të kompanisë më 2007 nga Sokol Shameti. Fuga shiti 55% të aksioneve te kompania BOIKEN, një kompani ndërtimi për 7.8 milionë lekë (75.000 USD) më 2009. Fuga shiti 16% të mbetura të aksioneve te e njëjta kompani më 2010 për 1.67 milionë lekë (16.000 USD)

Punonjësit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Njesia Bashkiake nr.7, Bulevardi Gjergj Fishta, Nr.70, Hyrja 1.

Faqja e internetit: www.mapo.al

NIPT

Mapo: K62225006P; EEI: L61419036L

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

Mapo: 0.09 Mio. $ / 87.7 Mio. Lek; E.E.I: 5.92 Mio. $ / 759.9 Mio. Lek

Fitimi operativ (në Mil. USD)

Mapo: -0.02 Mio. $ / -2.31 Mio. Lek; E.E.I: 0.62 Mio. $ / 75.5 Mio. Lek

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Drejtuesit

Bord mbikëqyrës + interesat e bordit mbikëqyrës

Ervin Bushati – anëtar i bordit drejtues të fondacionit dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Partinë Socialiste.

Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim

Arion Sulo – është gazetar që ka punuar më herët në gazeta të ndryshme, përfshirë Koha Jonë dhe Shekulli.
Ervis Iljazaj – është pedagog në Universitetin Europian të Tiranës. Ai shkruan editoriale në të përditshmen MAPO.

Më shumë informacion

Transparencë pasive

pas kërkesës, të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga kompania / kanali

3 ♥

Meta Data

Fondacioni Pashko është një ent jofitimprurës. Është pasardhës i Mapo Agency, një sh.p.k. Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë të disponueshme për publikun në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2015. Mapo nuk ka raportuar të dhëna financiare për vitin 2016. Për konvertimin në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit i vitit 2016 i publikuar nga Banka e Shqipërisë. Me qëllim vlerësimin e peshës së aseteve dhe të ardhurave të kësaj kompanie në tregun e medias së shtypur, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurat dhe fitimet e 11 kompanive të medias së shtypur. Kompanitë e përfshira në llogari janë si vijon: Panorama, Gazeta Shqiptare, Koha Jone, Mapo, Shekulli, Tema, Dita, Shqiptarja.com, Standard dhe Monitor.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union