This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-rsf.org/en/ retrieved on 2019/08/24 at 02:34
Reporters Without Borders (RSF) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Reporters without borders

Sot News Sh.p.k

Sot News Sh.p.k

Sot News është një kompani shqiptare me përgjegjësi të kufizuara, e themeluar nga ndërtuesi Arjan Prodani në Shtator 2003. “Sot News” sh.p.k ndoqi gjurmët e kompanisë paraardhëse Sot+ sh.p.k. Prej vitit 2003, të dyja kompanitë kanë publikuar gazetën Sot News dhe faqen e saj në internet www.sot.com.al. Përveç gazetës informative, Sot News sh.p.k ka publikuar gjithashtu edhe gazetën e klasifikuar komerciale “Kërko dhe Gjen”. Gazeta Sot e përshkruan faqen e vet në internet si agjenci lajmesh. Gazeta fokusohet më së shumti në mbulimin e çështjeve politike dhe dosierët historikë. Faqja në internet www.sot.com.al përkthen gjithashtu ngjarje nga rajoni dhe bota si dhe rubrikën e thashethemeve nga mediat e huaja.

Fakte kyçe

Formular i biznesit

private

Forma ligjore

Shoqëri më përgjegjësi të kufizuar

Sektorët biznesit

Botime; Shtypshkrime; Ndërtim; Tregti

Pronësi

Pronar indvidual

Arjan Prodani

Arjan Prodani është biznesmen dhe pronar i gazetës së përditshme Sot News. Ai u përfshi në biznes në vitin 1996, kur themeloi bashkë me të vëllanë kompaninë e ndërtimit dhe të shëbimeve të kancelarisë Prodani Construction. Në tetor të vitit 2002, ai themeloi kompaninë mediatike Sot + me botime gazetën Sot dhe Kërko dhe Gjen së bashku me 4 aksionerë të tjerë, por një vit më vonë mori në duar 91 për qind të aksioneve të kompanisë. Prodani zotëron gjithashtu kompaninë e printimeve dhe design-it, Classic Print dhe atë të import-eksportit të energjisë, Red&Black. Në vitin 2003, ai themeloi si aksioner i vetëm kompaninë Sot News sh.p.k, e cila boton sot gazetën e përditshme Sot News.

100%
mediat
Other Media Outlets

Media të tjera të shkruara

Kërko dhe gjej

Media të tjera Online

https://sot.com.al

Fakte

Biznesi i medias

Botime

Sot News (100%)

Shtypshkrime

Classic Print (100%)

Biznes

Ndërtim

Prodani Construction (75%)

Tregti

Red& Black (100%)

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2002

Interesat e lidhura me themeluesin

Arjan Prodani, Shkelqim Prodani, Arben Meçe, Sokol Kosova dhe Martin Leka - Gazeta Sot u themelua në tetor të vitit 2002 si pjesë e kompanisë Sot+ me ortakë Arjan Prodani 35 %, Shkëlqim Prodani, 26 %, Sokol Kosova 20 %, Arben Meçe 10 % dhe Martin Leka, 9%. Një vit më vonë, Arjan Prodani bleu kuotat e Prodanit, Meçes dhe Kosovës, duke zotëruar 91 % të aksioneve. Gazetari Martin Leka vazhdoi të mbante 9 % të aksioneve.

Punonjësit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Bulevardi Zhan Dark, Rruga Sitki Çiço, Tirana

Tel: +355 2382 020

Email: gazetasot@yahoo.com

NIPT

K71728004F

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

0.20 Mio. $ / 25.81 Mio. Lek

Fitimi operativ (në Mil. USD)

0.00 Mio. $ / 0.33 Mio. Lek

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Drejtuesit

Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim

Anila Dodaj –është kryeredaktore e gazetës “Sot News”.

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Reporters without borders
  • Funded by
    BMZ