Alban Dabulla

Alban Dabulla zotëronte fillimisht shumicën e aksioneve (50%) në kompaninë "Publikime Shqiptare", por shiti 10% te Besnik Rama. Ai është biznesmen i angazhuar në lojrat e fatit. Ai është njëkohësisht pronar me 40% të aksioneve pranë kompanisë "Nacional" Sh.a, që organizon Telebingon Shqiptare, zotëron 70% të aksioneve në kompaninë "Eurolive", e cila merret me baste sportive, si dhe zotëron kompaninë tregtare "Celere" dhe ka aksione në kompanitë "AB OVO", "Vapeks" dhe Univeristeti Dita. Ai është akuzuar nga ish-kryeministri Berisha për lidhje me krimin, të cilat ai i ka mohuar.

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Baste sportive

Eurolive Sh.a (70%)

Llotari

Nacional Sh.a (40%)

Ndërtim

AB OVO (40%)

Tregti

VAAL (25%)

Arsim

Universiteti Dita (75%)

Postë

CELERE (100%)

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

Arta Dade – është nëna e Dabullës, ajo ishte deputetet e Partisë Socialiste prej vitit 1997 deri në legjislaturën e fundit. Ajo po ashtu ka qenë Ministre e Kulturës dhe Ministre e Punëve të Jashtme, e para grua që mbajti këtë pozicion. Ajo po ashtu ka drejtuar Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union