Carlo Bollino

Carlo Bollino

Carlo Bollino, gazetar Italian, themelues dhe zotërues i aksioneve të "Report TV" dhe përmes bashkëshortes edhe të gazetës së përditshme e faqes online "Shqiptarja.com". Gazetar i ANSA, ai u vendos në Shqipëri prej fillimit të viteve 90’ si drejtues dhe administrator i "Gazetës Shqiptare" në Tiranë dhe më pas edhe i "News 24" dhe "Balkanweb" që zotëroheshin nga kompania italiane "Edisud" S.p.a. Bollino, i cili më pas u martua me bashkëpunëtoren e tij Alba Malltezi, është prej kësaj kohe aktiv në median shqiptare.

Pasi kompania Italiane Edisud S.p.a shiti aksionet e meidave të mësipërme në vitin 2011, Bollino dhe bashkëshortja e tij Alba Malltezi dhe gazetarë të mediave të mësipërme, themeluan gazetën Shqiptarja.com dhe më vonë Report.tv.

Përveç bizneseve të tij mediatike, Bollino është i lidhur edhe me organizatën joqeveritare ‘Qendra Ura’, e cila mori prej qeverisë leje për të ndërtuar dy museume në dy bunker të epokës komuniste të njohur si ‘Bunkart’. Bollino është kurator i tyre. Bollino po ashtu është i rregjistruar si konsulent biznesi dhe marrëdhëniesh me jashtë që prej vitit 2016 në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Në vitin 2013 Bollino dhe Malltezi, përmes "FFM Group" dhe kompanisë "Media Content" blenë 34% të aksioneve të kompanisë së ish-deputetit të PS, Koço Kokëdhima, të njohur si "Ballkan TV", për të filluar sëbashku trasmetimet televizive me emrin "A1 Report". Megjithatë, marrëveshja me Kokëdhimën u ndërpre në shtator të vitit 2015 edhe pse problemet kishin filluar më herët.

Rregjistrat publikë nuk kanë të shënuar si zotërues asksionesh as Bollinon, që shërbeu si administrator i kompanisë, dhe as Kokëdhimën, të dy të përfshirë në biznesin e mediave që në vitet 90’. Të dy ata ia kishin besuar aksionet dhe drejtimin e kompanisë të afërmve të tyre. Pas prishjes se marrëveshjes me Kokëdhimën, në qershor të atij viti, Lindita Dode, themeloi një shoqëri tregtare me emrin "Multiscreen", e cila në korrik mori nga AMA të drejtat për të trasmetuar në frekuencat e televizionit të mbyllur "Alsat", ndërsa në tetor ndryshoi emrin në "Multiscreen; Report TV". Edhe pse ishte botërisht e njohur që televizioni ishte themeluar dhe drejtohej nga Bollino, ky i fundit zyrtarisht bleu 100% të aksioneve me 3.5 milion lekë nga Dode vetëm në Prill 2017.

Bollino është akuzuar si i afërt me Partinë Socialiste dhe qeverinë aktuale edhe pse ai ka mohuar akuzat. Ndaj Bollinos ka pasur disa akuza nga opozita dhe ish-kryeministri Sali Berisha për përfshirjen e tij në projekte të financuara nga qeveria, më i njohuri ndër ta Bunkart.

Bollino ka përgënjeshtruar akuzat si të motivuara politikisht dhe disa herë ka replikuar ashpër me ish-kryeministrin Berisha, të cilin mediat që ai drejton e kanë akuzuar edhe për presion gjatë kohës që ishte në qeveri. Madje shitja nga "Edisud s.p.a" e mediave që kjo kompani kishte në Shqipëri në vitin 2011 u perceptua si një tentativë e Berishës për të heshtur zërat kritikë të mediave që drejtoheshin nga Bollino dhe e shoqja.

Në përgjigje të publikimit të MOM Albania, z. Bollino dërgoi kendvështrimin e tij për t'u shtuar në biagrafinë e profilit të tij. Letra e tij mund të shkarkohet në seksionin e dokumenteve ose duke klikuar këtu.

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Konsulencë

Carlo Bollino (sole proprietorship)

Televizion

TV BALLKAN (35%)

Botues

Shqiptarja.com (80%) (through his wife Alba Malltezi)

Tourism

Qendra URA (NGO)

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

Alba Malltezi – bashkëshortja e Bollinos zotëron 74.6% të aksioneve të "Free and Fair Media" (FFM Group), i cili zotëron 80% të gazetës "Shqiptarja.com" dhe 35% të "TV Ballkan".

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union