Familja Frangaj

Familja Frangaj

TV Klan është një nga stacionet televizive më të mëdha në Shqipëri dhe i përket familjes Frangaj, përbërë nga Aleksandër Frangaj dhe bashkëshortja e tij Alba Gina. Aleksandër Frangaj - është ish-gazetar dhe sipërmarrës në media me aksione në "TV Klan", "ABC News" dhe një kompani e quajtur "Albania 2017" e themeluar më 2017. Në 2004, ai inicioi planet për një paketë satelitore me pagesë të quajtur "Satelit +", ndërsa më 2006 mbi një platformë të ngjashme transmetimesh sportive të quajtur ‘SuperSport’, përmes aksioneve nën pronësinë e bashkëshortes së tij Alba Gina. Ai konsiderohet një pronar mediaje pranë qeverisë - pavarësisht se kush e ka pushtetin dhe ia ka dalë me sukses të ndryshojë krah dhe të mbështesë partinë në pushtet përgjatë 20 viteve të fundit. Më 1996, Frangaj konkuroi për zgjedhje në parlament por nuk u zgjodh. Frangaj shpesh akuzohet se është përfituesi kryesor i fushatave të ndryshme të reklamave të qeverisë, veçanërisht gjatë viteve 2008-2010. Më 2015 ai u akuzua për ndërtim të paligjshëm në një mjedis të gjelbër në resortin turistik "Laguna Blu", pranë qytetit të Durrësit në bregdet, gjë që zemëroi disa nga fqinjët. Frangaj i hodhi poshtë akuzat. # Alba Gina është bashkëshorte e Aleksandër Frangaj. Frangaj dhe Gina kanë aksione në ABC News. Në maj 2016, Redi Sata, aksioneri kryesor i ABC News, shiti 40% të aksioneve të tij te Aleksandër Frangaj dhe Alba Gina për 20,000 Euro secili, për një total prej 40,000 Euro. Gina ka qenë më herët bashkëpronare e platformës me pagesë të aktiviteteve sportive "SuperSport", e cila u bashkua me "DigitAlb" dhe pushoi së ekzistuari si ent më vete më 2016.

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Telekomunikacion

Hightel Towers Albania (4.42%)

Biznes ndërkombëtar

Klan Kosova (100%)

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

Alba Gina – është bashkëshorte e Aleksandër Frangaj. Ajo është pronare aksionesh në "TV Klan" dhe "ABC News".

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë publikisht të disponueshme në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të dhënat financiare të raportuara i përkasin vitit 2016. Kursi mesatar i këmbimit i raportuar nga Banka e Shqipërisë është përdorur për të konvertuar shumat në USD.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union