Koço Kokëdhima

Koço Kokëdhima

Koço Kokëdhima është një biznesmen, ish-deputet dhe themelues i gazetës së përditshme "Shekulli". Koço Kokëdhima - ka interesa në fusha të ndryshme, përfshirë ndërtimin, tregtinë, industrinë kimike etj. Z. Kokëdhima u zgjodh deputet më 2013 në listat e Partisë Socialiste. Mandati i tij u deklarua i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese më 2016 për shkak se një nga kompanitë e tij, "Abissnet", pati përfituar nga fondet e shtetit gjatë kohës që ai ishte deputet. Kushtetuta e Shqipërisë i ndalon kompanitë nën pronësinë e deputetëve që të përfitojnë nga fondet publike. Më 2017, Kokëdhima themeloi një lëvizje të re politike të quajtur "Zgjidhja". # Kokëdhima ka nën pronësi 62.84% të "F.K Apollonia", një skuadër futbolli me bazë në Fier, përmes kompanisë "2K Group". Aksioneri tjetër është Bashkia Fier. Kompania e tij kryesore, "2K Group", ia doli të blejë shumicën e aksioneve të kompanive të ndryshme publike gjatë valës së dytë të privatizimit mes viteve 1999 dhe 2003. Ai u akuzua në mënyrë të përsëritur për përdorimin e gazetës si mekanizëm presioni kundër qeverive të ndryshme. Disa nga kompanitë e privatizuara nga grupi i tij janë: "ART EKSPORT IMPORT", "Boja Tirana", etj. Më 1998, ai themeloi "Abissnet", një nga kompanitë më të hershme të ofrimit të internetit në Shqipëri.

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Botues

UNIPRESS (90%)

Radio

Radio +2 (80%)

Televizion

TV Ballkan (65%)

Ndërtim

PLANETI-X (100%)

Industri kimike

Boja Tirana (90.92%)

Telekomunikacion

Abissnet (100% through 2K Group)

Sport

Apollonia Sh.a (62.84% through 2K Group)

Pajisje bujqësore

ANTEL (35%)

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

Brixhida Kokëdhima – është bashkëshorte e Koço Kokëdhima dhe aksionere dhe/ose administratore ose ish-administratore e shumë kompanive. Ajo ka nën pronësi 35% të "2K Group", dhe ka shërbyer më parë si administratore e "UNIPRESS" (e përditshmja Shekulli), "ABISSNET", "Boja Tirana", etj, kompani pjesërisht ose tërësisht nën pronësinë e bashkëshortit të saj.

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union