Metodologjia

Teoria: pluralizmi i medias si çështje kyçe për shoqëritë demokratike

Pluralizmi i medias është aspekt kyç për shoqëritë demokratike për shkak se media e lirë, e pavarur dhe e larmishme reflekton këndvështrime të ndryshme dhe lejon kritikën ndaj njerëzve në pushtet.

Në përgjithësi, ti mund të dallosh pluralizmin e brendshëm të medias, i cili i referohet se si diversiteti shoqëror dhe politik reflektohet në përmbajtjen e medias (p.sh. përfaqësimit të grupeve të ndryshme kulturore, opinioneve të ndryshme politike apo ideologjike). Pluralizmi i jashtëm i medias, në anën tjetër, mbulon numrin dhe strukturën e pronarëve e njohur gjithashtu edhe si 'pluralizëm' në furnizim.

Rreziqet ndaj larmishmërisë së ideve shkaktohen nga përqendrimi në tregun e medias - gjë që është e kundërt me pluralizmin e medias:

  • kur vetëm pak lojtarë ushtrojnë ndikim dominues mbi opinionin publik dhe ngrenë barriera penguese për lojtarë dhe perspektiva të tjera (përqendrimi i pronësisë së medias);
  • kur përmbajtja e medias është uniforme dhe e përqendruar në tema specifike, njerëz, ise dhe opinione (përqendrim në përmbajtjen e medias);
  • kur audienca vetëm lexon, shikon apo dëgjon media të caktuara (përqendrimi i audiencës së medias).

Objektivi: krijimi i transparencës mbi pronësinë e medias

Pavarësisht se pluralizmi i medias përfshin shumë dimensione dhe përballet me shumë rreziqe, MOM përqendrohet në pluralizmin e jashtëm, dhe më saktësisht në përqendrimin e pronësisë së medias si një kërcënim potencial ndaj pluralizmit të medias.

Pengesa kryesore që duhet luftuar është mungesa e transparencës së pronësisë së medias: si mundet që njerëzit të vlerësojnë besueshmërinë e informacionit, nëse ata nuk e dinë se kush e ofron atë? Si mundet që gazetarët të punojnë siç duhet, në rast se ata nuk e dinë kush e kontrollon kompaninë për të cilën punojnë? Si mundet që autoritetet e medias të trajtojnë përqendrimin e tepruar të medias, nëse ata nuk e dinë se kush mban timonin pas medias?

MOM për rrjedhojë synon të krijojë transparencë dhe t'i përgjigjet pyetjes: "kush eventualisht kontrollon përmbajtjen e medias?”:

  • duke informuar mbi pronarin e mediave më të rëndësishme dhe të llojeve të ndryshme të medias (televizion, radio, internet, shtyp) dhe lidhjet e tyre; 
  • duke analizuar ndikimin potencial mbi procesin e formimit të opinionit bazuar në përqendrimin e audiencës; 
  • duke hedhur dritë mbi rregullat mbi pronësinë dhe përqendrimin e medias si dhe mbi zbatimin e masave mbrojtëse rregullatore.

Mjetet: të dhënat e mbledhura dhe puna në terren

Bazuar në një metodologji gjenerike, "Monitori i Pronësisë së Medias" (MOM) është zhvilluar si një ushtrim krijimi harte në mënyrë që të krijohet një databazë e disponueshme publikisht dhe e përditësuar vazhdimisht që rendit pronarët dhe mediat më të rëndësishme në një vend. MOM krijon transparencë mbi kush e ka nën pronësi median, çfarë interesash të lidhura kanë pronarët, në çfarë mase ekzistojnë varësitë dhe për rrjedhojë, kush ka realisht ndikim potencial mbi opinionin publik.

Puna në terren nuk synon vetëm zbulimin, se kush ka aksionet, por edhe në investigimin se kush eventualisht e kontrollon median. Përveç kësaj, MOM ofron kontekstualizim dhe analizë cilësore përmes vlerësimit të specifikave respektive të tregut dhe mjedisin ligjor të vendeve.

Mbledhja e të dhënave u bë nga një skuadër kërkuesish vendës nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN Albania) në bashkëpunim me Regjistri Global i Medias (GMR).

Instrumenti: guida e përdorimit të MOM

Mbledhja e të dhënave është kryer duke ndjekur një Guidë Përdorimi të detajuar që mbulon seksionet e mëposhtme:

  • Seksioni A “Konteksti” ofron një pamje të parë te tregu i medias dhe kushtet shoqëruese, të tilla si kuadri rregullator i lidhur me problemet e pronësisë, informacionin mbi vendin dhe të dhënat specifike për median. Ky seksion lejon të kuptuarit më mirë të gjetjeve në seksionet vijuese dhe për të kontekstualizuar rrezikun e vlerësuar për pluralizmin e medias.
  • Në seksionin B "Tregu i Medias", llojet e medias që janë me rëndësi për formimin e opinionit përzgjidhen në bazë të audiencës që kanë. Janë përzgjedhur maksimumi dhjetë media për çdo lloj - TV, radio, shtyp dhe internet.
  • Në seksionin C "Pronësia", paraqiten pronarët/aksionerët dhe njerëzit me me ndikim në mediat më të rëndësishme. Kompanitë kyçe mediatike përkufizohen ekonomikisht (sipas të ardhurave) dhe analizohen në lidhje me karakteristikat e pronësisë së tyre.
  • Seksioni D "Treguesit" shpjegojnë treguesit që kanë mundësuar llogaritjen e rreziqeve për pluralizmin e medias të shkaktuara nga niveli i caktuar i kontrollit mbi pronësinë e medias.

Guida e përdorimit është zhvilluar në bazë të kërkimit mbi pronësinë dhe pluralizmin e medias ekzistuese. Treguesit janë frymëzuar nga dhe harmonizuar me Monitorin e Pluralizmit të Medias, financuar nga BE të Qendrës për Pluralizmin e Medias dhe Lirisë së Medias (CMPF) Në Institutin e Universitetit Europian (EUI, Firence).

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union