City Radio Albania

City Radio Albania [88.0 FM] e prezanton veten si pjesë e rrjetit mbarëbotëror radiofonik “City Radio Networks”. Në historikun e saj, radioja thotë se trasmeton prej tetorit të vitit 2010. Radioja trasmeton kryesisht muzikë dhe disa edicione informative.

City Radio Albania kapet në valë tokësore në qytetet Tiranë-Durrës, por trameton online në të gjithë botën.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Lokale (Tirana)

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Kompani/Grupe mediatike

Triangle Media Group

Pronësi

Struktura e pronësisë

Genci Gjineci zotëron të gjitha aksionet e Triangle Media Group me emrin tregtar City Radio Albania

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2011

Interesat e lidhur të themeluesit

Genci Gjineci

Është ortaku i vetëm i Triangle Media Group, të themeluar prej tij në vitin 2011. Kompania është zotëruese e City Radio Albania që trasmeton në valët 88.0 FM.
Deri në vitin 2020, Gjineci njihej si zëri zyrtarë i kompanisë Digitalb. Në vitin 2020, Gjineci deklaron në rrjete sociale se ka filluar punë si Drejtori i Artit pranë Abc News Albania, të njëjtin pozicion që e mban edhe pranë Triangle Media Group.
Në prill të vitit 2017, kompanisë së tij Triangle Media Group iu dha nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, e drejta e transmetimeve televizive në internet nën logon City TV. Licensa nga AMA ka pasur afat vitin 2022, por autoriteti nuk ka përditësuar të dhënat e subjekteve online.
Në vitin 2022 kompania njoftoi fillimin e transmetimeve online në logon Info24, ndërsa është publikuar një faqe interneti me të njëjtin emër, info24.al. Në gusht 2023 as faqja e internetit dhe as livestream-i i televizionit nuk ishin funksional dhe bazuar në databazën e “wayback maschine” kanë qenë në linjë deri në qershor 2023.
Në Regjistrin Kombëtar të Biznesit aksionet e kompanisë janë bllokuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në qershor 2023.

Interesat e lidhur të administratorit

Dorina Tusha

Prej vitit 2021 administratore e kompanisë Triangle Media Group.

Kontakt

Bulevardi "Gjergj Fishta", Kulla Nr.3, Hyrja Nr.14, Kati 11,

Apartamenti Nr.52 | 1001 Tirana, Al

email: info@cityradio.al, marketing@cityradio.al

Website: cityradio.al

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

0.09Mln. $ / 10 Mln. Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.02 Mln, $ / 2 Mln. Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

3%

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union