Club FM

Club FM është një radio private kombëtare, e cila ka fituar popullaritet edhe përmes transmetimeve të saj në formatin televiziv. Ajo i nisi transmetimet në shkurt të vitit 1998 në frekuencën 100.4 në Tiranë, ndërkohë që sinjali i saj shtrihet tashmë në Shqipëri dhe Kosovë. Përgjatë viteve, Club FM u kthye në shtëpinë radiofonike të disa prej zërave kryesorë të radios në Shqipëri. Ajo ofron gjithashtu disa kanale muzikore digjitale si dhe podcaste apo blogje. Disa prej programeve kryesore janë “Klubi i Mëngjesit” nga Genti Deçka, Evi Reçi, Altin Sulaj dhe Sashenka Ndreka, “Makinë me dy timonë” nga Enkel Demi dhe Greta Togani, “Music Box” nga Orgesa Zaimi, “Rikoshet” nga Florian Binaj, Indrit Topi dhe Eglein Laknori etj. Rrjeti Club FM është shtrirë së fundmi edhe në Kosovë, ku audienca ka mirëpritur programet e Club FM Kosova.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtar

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Kompani/Grupe mediatike

Club Muzikor

Pronësi

Struktura e pronësisë

Radio Club FM zotërohet nga kompania “Club Muzikor” sh.a.

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.

Pronar indvidual

Grup / Pronar indvidual

Olta Reka

Olta Reka u përfshi në kompaninë “Club Muzikor” sh.a në vitin 2008, pasi një ndër themeluesit e kompanisë, Ioannis Doudoulakis, i dhuroi 26 % të aksioneve. Reka është gjithashtu kunata e aksionerit kryesor të Club FM, Arben Bylykbashi.

26%
Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1998

Interesat e lidhur të themeluesit

Ioannis Doudoulakis, Nikolaos Papadopoulos, Gjergji Shemko, Arben Bylykbashi - Një bashkëpunim mes shtetasve grekë, Nikolaos Papadopoulos dhe Ioannis Doudoulakis, dhe atyre shqiptarë, Gjergji Shemko dhe Arben Bylykbashi, solli në mars 1999 themelimin e ko

Anëtar i shoqatës së bizneseve greke në Shqipëri. Ai e nisi biznesin në tregun mediatik të radios në Selanik të Greqisë në vitin 1992, kur themeloi radion Club FM. Papadopoulos është gjithashtu aksioner i radiove Sinsine FM dhe Libero FM në Selanik. Ai erdhi në Shqipëri në vitin 1999 si bashkëthemelues i Club FM në Tiranë. Ai u largua nga kompania në vitin 2006 dhe ia dhuroi aksionet Arben Bylykbashit. Përpara se të ikte nga “Club Muzikor”, Papadopoulos themeloi dy radio të tjera në Shqipëri, Love Radio dhe Radio DJ, ndërkohë që e zgjeroi biznesin edhe me dy kompani të vogla konsulence në reklamim dhe telekomunikacion.

Interesat e lidhur të administratorit

Arben Bylykbashi

U përfshi në tregun mediatik shqiptar në vitin 1999 me themelimin e kompanisë “Club Muzikor” sh.a, ku ai zotëronte fillimisht 24 % të aksioneve. Ortakët e tij në biznes ishin producenti Gjergji Shemko dhe dy shtetasit grekë, Nikolaos Papadopoulos dhe Ioannis Doudoulakis, por ata u larguan njëri pas tjetrit nga kompania. Roli i Bylykbashit u rrit me kalimin e viteve, fillimisht si administrator i kompanisë dhe më pas si aksioner i paketës kontrolluese. Me aktivitet kryesor radion Club FM, kompania e ka shtrirë gjithashtu aktivitetin në organizimin e eventeve artistike apo në fushën e reklamave. Prej vitit 2015, kompania “Club Muzikor” u kthye në një biznes familjar. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, Bylykbashi zotëron 74% të aksioneve ndërsa kunata e tij, Olta Reka pjesën tjetër prej 26%. Një tjetër biznes i familjes Bylykbashi është edhe kompania “Club Production”, e cila zotërohet nga bashkëshortja Flutura Bylykbashi. Kjo kompani e ka shtrirë aktivitetin e saj në produksion, shërbime të reklamës, prodhim të posterave dhe botime të tjera.

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Enkel Demi

Gazetar dhe moderator i emisioneve në televizion dhe radio. Ai e ka filluar karrierën e tij në gazetari në vitin 1993 në Radio Tirana dhe më pas ka punuar në TV Klan. Demi drejton emisionin “ABC-ja e mëngjesit” në televizionin ABC News dhe
programin “Makinë me dy timonë” në Club FM. Ai mban gjithashtu pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës në kompaninë “Club Muzikor.

Kontakt

Vila Club Fm, Njësia Nr. 5, Rruga Rexhep Jella, Selite, Tirana.

Email: info@clubfm.al

Tel: +35542235014

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

0.96 Mln. $ / 109 Mln. Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.11 Mln. $ / 13 Mln. Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

38%

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union