Radio ABC News

Radio ABC News është një radio lokale në Tiranë, e cila transmeton në frekuencën 105 FM. Ajo u pajis me licensë më 7 maj 2019 nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, për transmetime audio në bashkitë e Tiranës, Kamzës, Vorës, Durrësit dhe Shijakut. Radioja ABC News është në pronësinë e kompanisë ABC News sh.a, e cila zotëron gjithashtu edhe televizionin informativ ABC News. Radioja nuk ka programacion më vete dhe transmeton përmbajtjen e televizionit ABC News.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Lokale (Tiranë, Kamëz, Vorë, Durrës, Shijak)

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Kompani/Grupe mediatike

Media Holding

Pronësi

Struktura e pronësisë

ABC News sh.a zotërohet 100% nga kompania A.B.C Management sh.p.k. Pronare e kompanisë A.B.C Management është kompania Media Holding sh.p.k në pronësinë e shtetasit kosovar, Esat Bojku.

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.

Pronar indvidual

100%
Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2010

Interesat e lidhur të themeluesit

Historiku i kompanisë ABC News shtrihet pas në kohë në vitin 2000, kur në Shqipëri u themelua kompania Telenorba Shqiptare me aksionerë Eligio Romanazi (14.35%), Scorpion Sh.p.k (23.65%), Donato D'Alessandro (40%) and Giovanni D'Alessandro, (22%). Telenorba Shqiptare u pajis me leje për hapjen e një televizioni lokal në nëntor 2000 nga Këshilli Kombëtar i Radio-Televizioneve, pararendëse e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA. Në vitin 2006, Këshilli refuzoi që të rinovonte licensën 5-vjeçare për këtë kanal televiziv. Kompania u shit disa herë deri në vitin 2007, kur Redi Sata bleu 80% të aksioneve. Në vitin 2009, Këshilli Kombëtar i Radio-Televizionit vendosi të anulojë vendimin e mëparshëm dhe të rinovojë licensën 5-vjeçare, ndërsa më 14 tetor 2010 emri i kompanisë u ndryshua nga Telenorba Shqiptare në ABC News.
ABC News u shit disa herë të tjera edhe pas ndryshimit të emrit. Në vitin 2016, Sata i shet Aleksandër Frangajt dhe bashkëshortes së tij, Alba Gina, një paketë prej 40% të aksioneve me vlerë 20 mijë euro. Në maj 2019, Frangaj dhe Gina bëhen 100% aksionerë të ABC News, duke ndarë secili nga 50% të aksioneve. Por tre muaj më vonë, ata e shesin ABC News për 600 mijë euro te kompania A.B.C Management në pronësi të shtetases greke, Efthymia Gkouma, e cila nuk kishte asnjë aktivitet në Shqipëri dhe asnjë të dhënë publike. Kompania u administrua për 3 vjet nga Idaver Sherifi, i cili kishte qenë më parë drejtor administrativ i Spitalit Amerikan.
Në tetor 2022, kompania mëmë e ABC News iu shit për 2,7 milionë euro kompanisë Media Holding sh.p.k. Media Holding zotërohet në 100% të aksioneve nga shtetasi kosovar Esat Bojku, një personazh i panjohur për tregun e medias në Shqipëri.

Interesat e lidhur të administratorit

Amarda Kapaj

Administratore e ABC News prej nëntorit 2022. Ajo ka punuar më parë si drejtuese e Departamentit të Marketingut dhe PR-it pranë Spitalit Amerikan. Sipas profilit të saj në LinkedIn, Kapaj ka punuar në vitet 2006-2007 si koordinatore aktivitetesh në Partinë Socialiste dhe në vitin 2007 si koodinatore logjistike pranë Lëvizjes Mjaft.

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Sokol Balla

Gazetar dhe moderator i emisionit politik “Real Story”. Ai drejton gjithashtu Departamentin e Informacionit në ABC News. Balla e ka nisur karrierën në gazetari në fillim të viteve ‘90 dhe ka punuar për të përditshmet “Gazeta Shqiptare” dhe “Koha Jonë”. Ai ka drejtuar gjithashtu departamentin e Informacionit për televizionet TV Klan, Top Channel dhe Vizion Plus. Në maj 2023, Presidenti i Republikës e dekoroi Ballën me titullin “Mjeshtër i madh” për kontributin në median e shkruar dhe atë elektronike. Balla është gjithashtu autor i disa librave.

Kontakt

Rruga Aleksander Moisiu, Ish-Kinostudio, Tirana

Email: info@abcnews.al

Tel: +355674009040

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Fitim operativ (në Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri. Radio ABC News nuk është e regjistruar si kompani më vete dhe bilancet e saj financiare janë pjesë e kompanisë ABC News sh.a. Për më tepër, shihni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union