Radio News 24

Radio News 24 është një radio lokale në pronësinë e grupit mediatik “Focus Media Group” të Irfan Hysenbelliut. Radio News 24 transmeton në frekuencën 97 MhZ dhe mbulon me sinjal rajonet e Tiranës dhe Durrësit. Ajo i nisi transmetimet më 3 janar 2001 me emrin Radio Shqiptare – RASH, si pjesë e kompanisë mediatike “Edisud Radio-TV” sh.p.k. Me hitet e fundit muzikore dhe edicionet e shpeshta informative, ajo krijoi profilin e saj në tregun radiofonik shqiptar. Radio RASH ndryshoi pronësinë në vitin 2011 dhe është tani pjesë e grupit mediatik “Focus Media Group”, që ka gjithashtu në pronësi televizionin News 24, portalin e lajmeve Balkanweb dhe të përditshmen “Gazeta Shqiptare”. Së fundmi, radioja e ndryshoi emrin nga RASH në News 24. “Focus Group” iu përgjigj kërkesës për informacion të ekipit të MOM më 27 korrik 2023, duke thënë se nuk disponon matje mbi dëgjueshmërinë e Radio News 24.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Lokale (Tirana, Dürres)

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Kompani/Grupe mediatike

Focus Group

Pronësi

Struktura e pronësisë

Radio News 24 është në pronësinë e kompanisë “Focus Media News” sh.p.k. “Focus Group” sh.p.k zotëron 100 % të aksioneve të “Focus Media News” sh.p.k.

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2001

Interesat e lidhur të themeluesit

EDISUD S.p.a

është një kompani mediatike me qendër në Bari të Italisë, e cila e shtriu aktivitetin e saj në Shqipëri në vitin 1993 me publikimin e të përditshmes “Gazeta Shqiptare”. Më 29 mars 2002, Edisud S.p.a vendosi të themelojë në Shqipëri kompaninë bijë “Edisud Radio TV”, e cila kishte në pronësi televizionin News 24, radion RASH dhe portalin e lajmeve Balkanweb. Në kohën e themelimit, kompania shqiptare kishte një kapital prej 25 milionë lekësh dhe kishte si objekt veprimtarinë në fushën radio-televizive. Përfaqësuesi i saj ligjor në Shqipëri ishte Carlo Bollino, gazetar i agjencisë italiane të lajmeve ANSA dhe administrator i “Gazeta Shqiptare” në Tiranë. Më 20 maj 2011, kompania italiane vendosi të shesë të gjitha aksionet që zotëronte në Tiranë, përfshi edhe të drejtat për markat e regjistruara News 24, Gazeta Shqiptare, Milosao, Ndërkombëtare, Telegazeta, Bluetooth dhe Shqiptare. Kjo kompani u ble nga kompania “Focus Group”, e cila zotërohej 50 me 50 nga biznesmeni Irfan Hysenbelliu dhe bankieri i ndjerë, Artan Santo.

Interesat e lidhur të administratorit

Ardit Çela

ka studiuar për inxhinieri telekomunikacioni në Universitetin e Tiranës. Ai ka mbajtur më parë postin e sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun në Lëvizjen Socialiste për Integrim si dhe atë të drejtorit të Përgjithshëm të Posta Shqiptare. Çela ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021, kandidoi për deputet për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Çela është administrator i kompanisë “Panorama Group” prej janarit 2016, ndërsa në shtator 2022 ai mori gjithashtu administrimin e kompanisë “Focus Media News”.

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Robert Rakipllari

është drejtor Informacioni dhe Programacioni i televizionit informativ News 24. Ai ka një karrierë të gjatë në median shqiptare si gazetar, redaktor dhe analist politik si dhe ka punuar më parë si kryeredaktor i gazetave “Panorama” dhe “Shekulli”.

Kontakt

Rruga Ali Demi,

ish-Kombinati i Autotraktorëve, Zyrat e Administratës, Tiranë

Email: info@news24.al

Tel: +3554359104

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Fitim operativ (në Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë të pranishme publikisht në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit. Radio News 24 nuk është e regjistruar si kompani më vete dhe bilancet e saj financiare janë pjesë e kompanisë “Focus Media News”. “Focus Group” iu përgjigj kërkesës për informacion të ekipit të MOM më 27 korrik 2023. Për më tepër, shihni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union