Radio NRG

Radio NRG është një stacion radiofonik i fokusuar te muzika dhe ka në qendër të rinjtë. Pjesa kryesore e programacionit është muzika. Vetë kompania që ka në kontroll radion, deklaroi në vitin 2022 se 45.8% e të ardhurave janë krijuara nga të drejtat e prodhimeve muzikore. Radioja, megjithatë, ka pasur emisione mjaft të njohura në vend, përfshi transmetimin sëbashku me Klan Tv të emisionit Aldo Morning Show. Po ashtu me radion kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë gazetarë të njohur si Kozeta Kurti, Ardit Roshi, Olsa Maze, Eni Shehu e të tjerë. Motoja e radios është: “Hit Music Louder”. Emisioni më jetëgjatë, i cili vazhdon të transmetohet, është “You&Me”.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Lokale (Tiranë, Kamëz, Vorë, Durrës, Shijak, Elbasan, Cërrik, Belsh, Qarku Fier, Vlorë)

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Kompani/Grupe mediatike

Loudcom Media

Pronësi

Struktura e pronësisë

Radio NRG zotërohet nga kompania Loudcom Media në pronësi të Andi Islami.

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2003

Interesat e lidhur të themeluesit

Gjergji Skëndaj

Biznesmen, është një nga trashëgimtarët e Marsel Skëndos (Skëndaj), themelues i Tv Klan. Skëndaj bashkë me Andi Islamin themeluan në vitin 2003 “NRG MULTIMEDIA”, një kompani zotëron të drejtat e transmetimeve radio në valët 106.6 Fm, fillimisht si “Radio Energy” dhe më pas si NRG Radio. Skëndaj zotëronte 70 për qind të aksioneve ndërsa Islami, i cili nuk ka biznese të tjera përpos radios, 30%. Skëndaj u largua nga radioja një muaj pas themelimit të kompanisë dhe ia shiti aksionet Agron Banushit, një prej bashkëpunëtorëve në kompanitë e babait të tij. Ai u rikthye të zotëronte 70 për qind të tyre në vitin 2013 dhe ia shiti ato aksionerit në minorancë Andi Islamit në vitin 2016.

Interesat e lidhur të administratorit

Andi Islami

Është përfshirë në media dhe në radio si DJ që prej viteve ‘90 dhe punoi në Top Albania Radio deri në vitin 2002. Nga viti 1998 deri në vitin 2002, ai ishte Drejtor Programacioni në Top Albania Radio.
Sipas profilit në LinkedIn, ai po ashtu është i angazhuar edhe në regjistrime muzikore dhe prej vitit 2003 është administrator dhe ortak i vetëm i kompanisë që zotëron NRG Radio, që në vitin 2017, pasi ai u bë aksioner i vetëm, u riemërtua Loudcom Media. Edhe pse deri në vitin 2016 ka qenë aksioner në minorancë, Islami është ai që ka administruar radion.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Julka Gramo

Këngëtare dhe gazetare e njohur e radios dhe televizionit prej dy dekadash. Ajo është bashkëshorte e Andi Islamit dhe ka një rol drejtues në radion NRG dhe po ashtu programin e saj “You&Me” prej 10 vjetësh.

Kontakt

Rruga: “Kavajës”, Pallati Konstal, Kati IV, Njësia Bashkiake

Nr. 7, Tiranë

TEL: +355 45600606

e-mail: info@radionrg.al

Web:radionrg.al

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

0.28 Mln.$/ 32 Mln.Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.01 Mln.$/ 2 Mln.Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

11%

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union