Radio Ora

Radio Ora është sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive në pronësinë e kompanisë Ora Sh.a. Ajo u krijua si mbështetëse për televizionet me emër të njëjtë në kohën kur ato ishin në pronësi të Ylli dhe Mimoza Ndroqit.

Radioja shërben kryesisht si ritrasmetuese e programeve të Ora News edhe pse televizioni është nën pronësinë e një tjetër kompanie në të cilën Ylli Ndroqi kishte deri në prill 2023, 30% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër iu shit baxhanakut të tij, Astrit Sejdini.

Radio Ora nuk ka një programacion të vetin. Ajo ritransmeton në valë radio programacionin e Ora News dhe TV Ora. Të dy stacionet televizive dhe faqja e internetit, oranews.tv, janë të lidhur me familjen Ndroqi që zotëronte aksione te kompanitë menaxhuese.

Aksionet e Ora Sh.a. i kaluan në pronësi Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në shtator 2023, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi një kërkesë për pezullim vendimi të bërë nga Ndroqi dhe bashkëshortja e tij.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Shtetërore

Mbulimi gjeografik

Lokale (Tiranë, Kamëz, Vorë, Durrës, Shijak)

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Kompani/Grupe mediatike

Ora Sha

Pronësi

Struktura e pronësisë

Kompania Ora është e konfiskuar dhe pronë e Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK)

Të drejta votimi

Kompania kontrollohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK)

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2009

Interesat e lidhur të themeluesit

Ylli Ndroqi

ish-zotëruesi i 60 % të aksioneve të kompanisë Ora Sha. Ai u shfaq për herë të parë si biznesmen në Shqipëri, me regjistrimin në vitin 2003 të kompanisë Yldon sh.p.k, kapitali i të cilës u rrit në pak kohë. Në vitin 2007, Ndroqi u përfshi në media dhe bleu nga Ilda Prifti aksionet e Ora News (tani RTV Ora) për 25 milionë lekë. Në vitin 2011, ai i transferoi bashkëshortes, Mimoza Ndroqi, 40% të aksioneve.

Interesat e lidhur të administratorit

Enea Caushaj

është punonjës i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, AAPS, dhe prej datës 8 gusht është caktuar të jetë administrues i kompanisë Ora Sh.a e cila zotëron 100 për qind televizionin TV Ora dhe Radio Ora.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Brahim Shima

është gazetar prej mbi 20 vjetësh dhe ka drejtuar si kryeredaktor ish të përditshmen “Metropol”. Prej disa vitesh, Shima është Drejtor i Informacionit pranë Ora News dhe Tv Ora, që përfshin edhe radion.

Kontakt

Rruga Aleksander Moisiu, Ish-Kinostudioja "Shqiperia e Re", Tirana, Albania.

Email: info@oranews.tv

Tel: +355 42 34 7577

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Fitim operativ (në Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë të disponuara publikisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit të Shqipërisë. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2022. Kursi mesatar i këmbimit i vitit 2022 i publikuar nga Banka e Shqipërisë është përdorur për konvertimin e shumave në USD. Për më shumë, shiko burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union