Syri FM

Syri FM filloi transmetimin në vitin 2020 si një përforcues i mesazheve të Syri TV, një media pranë opozitës dhe Partisë Demokratike. Radioja transmeton programet e televizionit dhe emisionet kryesore politike të tij si Çim Peka Live, A Show, Task Forcë e të tjerë.

Megjithatë programacioni i saj ndryshoi dhe kaloi nga një radio që transmetonte kryesisht muzikë, në një radio që transmeton programet e televizionit Syri Tv.

Ashtu si televizioni, radioja ishte një zgjerim i fushës së veprimtarisë mediatike të Qendrës për Informim të Hapur, e cila kishte hapur në vitin 2015 portalin informativ Syri.net, që u regjistrua në vitin 2017. 

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Lokale (Tiranë)

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Kompani/Grupe mediatike

Qendra për Informim të Hapur

Pronësi

Struktura e pronësisë

Syri Fm zotërohet nga kompania 3 DS & AF Entertainment, aksionet e të cilës zotërohen nga OJF-ja Qendra për Informim të Hapur me themelues Çlirim Peka.

Të drejta votimi

Qendra për Informim të Hapur, një Organizatë Jo Qeveritare, me themelues gazetarin Çlirim Peka, i njohur si Çim Peka zotëron të gjitha aksionet.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2020

Interesat e lidhur të themeluesit

Çlirim Peka

Qendra për Informim të Hapur, një Organizatë Jo Qeveritare, me themelues gazetarin Çlirim Peka, i njohur si Çim Peka, bleu nga familja Shena në vitin 2019 kompaninë 3 DS & AF Entertainment, e cila zotëronte prej vitit 2017 kompaninë Tirana Tv dhe kompaninë Emi Media Group (të dyja me aktivitet të pezulluar), që zotëronte të drejtat e transmetimit në radio në valët 89.8 Fm. Radioja vijon të jetë e regjistruar në Autoritetin e Mediave Audiovizive si Best Radio, emri me të cilin pati transmetuar deri sa aksionet e kompanisë i kaluan Qendrës për Informim të Hapur.
Çlirim Peka (Çim Peka)

http://njihet si themelues e drejtues i televizionit Syri Tv dhe i faqes online syri.net dhe radios më pak të njohur Syri Fm. Peka, i cili më herët ka drejtuar televizionin UTV, i cili ishte në pronësi të ish-deputetit të PD-së Astrit Veliaj, njihet për q

Interesat e lidhur të administratorit

Gazmir Spahija

administrator i kompanisë 3 DS & AF Entertainment, që zotëron edhe radion Syri FM që prej tetorit 2019. Spahija ka një karrierë si drejtues i nivelit të lartë në qeverinë e djathtë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas profilit në LinkedIn, ai punoi në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave deri në vitin 2010 dhe nga kjo kohë deri në vitin 2013 ishte Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, një prej funksioneve më të rëndësishme në këtë nivel të qeverisjes. Spahija dha dorëheqjen në vitin 2013 me ardhjen e Partisë Socialiste në qeverisje.
Spahija u angazhua në aktivitet privat dhe zotëron drejtpërdrejt ose tërthorazi disa kompani, kryesisht të lidhura me prodhimin e energjisë diellore dhe konsulencës financiare. Nga të dhënat në QKB, rezulton se tre kompani janë ende aktive, ndërsa 4 janë pezulluar.
Spahija nuk u shkëput nga politika. Ai është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, grupit të drejtuar nga Sali Berisha. Pas përplasjes së dhunshme mes mbështetësve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës më 8 janar 2022 për selinë e Partisë Demokratike, Spahija u akuzua nga fraksioni i drejtuar prej Bashës si pjesë e një grupi mercenarësh që u përdorën për të sulmuar demokratët.
Në një përgjigje me shkrim Spahia mohoi përdorimin e dhunës, ndërsa këmbënguli se ai kishte qenë anëtar me rol drejtues në Partinë Demokratike për vite me rradhë, përfshi rolin në fushatat elektorale. Në mediat kundërshtare, Spahia është përfolur si person i afërt me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Andi Bejtja

drejtor i informacionit i Syri TV dhe për rrjedhojë edhe i radios që transmeton të njëjtin programacion. Bejtja është një gazetar i vjetër, me një karrierë të gjatë në media të shkruar dhe televizive. Ai njihet për qëndrime të ashpra kritike ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Kontakt

Rruga ''Veli Dedi'', Ndërtesa Nr.9, Kashar, Mëzez, Tiranë

Phone: + 355692090076

E-mail: gspahija@syritv.al

Website: www.syri.net

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Fitim operativ (në Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Bilanci financiar nuk është i ndarë për tre njësitë mediatike, televizionin, radion dhe faqen online, por jepet vetë si bilanc i kompanisë 3 DS & AF Entertainment.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union