Top Albania Radio

Top Albania Radio është një ndër radiot kryesore në Shqipëri dhe pjesë e grupit të madh mediatik, Top Media. Top Albania Radio i nisi zyrtarisht transmetimet më 14 shkurt 1998 në frekuencën 100 mgh/fm dhe brenda një kohe të shkurtër arriti të kryesonte tregun radiofonik në shifrat e audiencës. Top Albania Radio ishte media e parë e themeluar nga Dritan Hoxha, i cili në këtë projekt ishte ortak me biznesmenin kontrovers Vajdin Lamaj. Në vitin 2000, Top Albania u pajis me licensë për radio kombëtare dhe, prej asaj kohe, sinjali i saj mbulonte 95 për qind të territorit të Shqipërisë. Me një staf përgjithësisht të ri në moshë, Top Albania Radio u kthye në një trampolinë për karrierat e shumë personazheve, të cilët patën më pas sukses si moderatorë në televizion. Programet më të njohura të Top Albania Radio janë “Wake UP”, i cili transmetohet njëherazi edhe në Top Channel, “Lancio”, “Live from Tirana”, “Pardon my French” etj. Top Albania Radio ka gjithashtu një kanal zyrtar në Youtube, i cili numëron mbi 48 mijë abonentë.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtar

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Kompani/Grupe mediatike

Top Media

Pronësi

Struktura e pronësisë

Top Albania Radio është pjesë e grupit mediatik “Top Media” që kontrollohet nga familja Hoxha. Top Albania Radio është në pronësinë e kompanisë “Top Albania” sh.a, e cila zotërohet nga fëmijët e themeluesit Dritan Hoxha me 40% të aksioneve, nipi i bashkëshortes së tij, Ervin Zeneli me 40% të aksioneve, dhe Zhuljeta Lamaj me 20%.

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1998

Interesat e lidhur të themeluesit

Dritan Hoxha, Vajdin Lamaj

Top Albania Radio i nisi transmetimet në shkurt 1998, si një debutim në tregun mediatik i dy biznesmenëve kontroversë, Dritan Hoxha dhe Vajdin Lamaj. Hoxha e nisi karrierën në biznes në mesin e viteve ’90 si importues kafeje, ndërkohë që Vajdin Lamaj kishte qenë drejtues policie dhe president i Federatës së Boksit, ndërsa paralelisht ngriti disa kompani biznesi në Tiranë në fushën e transporteve dhe shërbimeve. Kompania që do të merrte në pronësi Top Albania Radio u themelua megjithatë dy vjet më vonë dhe jo në emër të themeluesve. Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se kompania “Top Albania” sh.a u regjistrua më 16 maj 2000 me aksionerë Vjollca Hoxha, 40 %, Zhuljeta Lamaj, 40 % dhe Zyhra Hamiti 20 %. Vjollca Hoxha dhe Zyhra Hamiti ishin respektivisht bashkëshortja dhe nëna e Dritan Hoxhës, ndërkohë që Zhuljeta Lamaj ishte bashkëshortja e Vajdin Lamajt.

Interesat e lidhur të administratorit

Vjollca Hoxha

Pas vdekjes së Dritan Hoxhës në vitin 2008, aksionet e kompanive të themeluara prej tij u trashëguan nga bashkëshortja Vjollca Hoxha dhe katër fëmijët e tyre. Megjithatë, Vjollca Hoxha ruajti një profil të ulët publik deri në vitin 2015, kur mori administrimin e televizionit Top Channel dhe nisi një fushatë gjyqësore kundër dy aksionerëve të shumicës, Albert Sino dhe Aurel Baçi. Në janar 2023, Hoxha e fitoi çështjen në Gjykatën e Lartë duke marrë nën kontroll së bashku me fëmijët e saj 100 për qind të aksioneve të Top Channel. Në shkurt 2023, Hoxha ia kaloi stafetën e administrimit të Top Channel vajzës së saj të madhe, Lorela. Përveç Top Channel, familja Hoxha zotëron 42.82% të aksioneve në platformën me pagesë, Digitalb, 80% të aksioneve në Top Albania Radio si dhe radiot Top Gold dhe My Music, shtëpinë botuese Saras si dhe kompaninë e tregtimit të kafesë, Valtelina. Prej vitit 2021, Vjollca Hoxha zotëron 17% të aksioneve në kompaninë Kudopay në ortakëri me Stela Gugalljan – biznesmenia kontroverse e një kontrate koncesionare me qeverinë për ndërtimin e një inceneratori mbetjesh urbane. Gugallja akuzohet për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme dhe po përballet në mungesë me një proces gjyqësor.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Ledion Liço

moderator televiziv dhe drejtori i Top Albania Radio. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i kompanive Top Channel dhe Top Albania. Liço është i martuar me Sara Hoxhën, aksionere e kompanisë dhe vajza e themeluesit të ndjerë, Dritan Hoxha. Liço është gjithashtu aksioner i radios lokale Top Gold.

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Ornela Pango

anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “Top Albania” sh.a.

Kontakt

Sheshi Italia 1, Arena Center, Tirana, Albania

Email: contact@topalbaniaradio.com

Tel: +35542247492; +35542247299

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

0,87 Mln. $/ 99 Mln. Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0,09 Mln. $/ 10 Mln. Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

34%

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union