Top Albania Radio

"Top Albania Radio" është një ndër radiot kryesore në Shqipëri dhe pjesë e grupit më të madh mediatik në vend, "Top Media". Ajo i nisi zyrtarisht transmetimet më 14 shkurt 1998,  në frekuencën 100 mgh/fm, dhe brenda një kohe të shkurtër arriti të kryesonte tregun radiofonik në shifrat e audiencës. "Top Albania Radio" ishte media e parë e themeluar nga Dritan Hoxha, i cili në këtë projekt ishte ortak me biznesmenin kontrovers Vajdin Lamaj. Në vitin 2000, "Top Albania Radio" u pajis me licensë për radio kombëtare dhe prej asaj kohe, sinjali i saj mbulonte 95% të territorit të Shqipërisë. Me një staf përgjithësisht të ri në moshë, "Top Albania Radio" u kthye në trampolinë për karrierat e shumë personazheve, të cilët bënë më pas sukses si moderatorë në televizion. Emisionet më të ndjekura ishin “Good Morning Albania”, “Një këngë për ty” apo “Disco Lancio”, të cilat vazhdojnë të transmetohen edhe sot. Prej vitit 2002, Top Albania Radio zgjeroi përkrah muzikës bashkohore edhe hapësirën e informacionit, duke transmetuar deri në 19 edicione lajmesh në ditë

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

33.55%

Lloj pronësie

private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Transparencë pasive

pas kërkesës, të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga kompania / kanali

3 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Top Media

Pronësi

Struktura e pronësisë

Top Albania Radio është në pronësi të kompanisë “Top Albania” sh.a, e cila zotërohet në 80 % të aksioneve nga familja Hoxha dhe 20 për qind të aksioneve nga Zhuljeta Lamaj.

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1998

Interesat e lidhur të themeluesit

Dritan Hoxha, Vajdin Lamaj - "Top Albania Radio" i nisi transmetimet në shkurt 1998, si një debutim në tregun mediatik i dy biznesmenëve kontroversë, Dritan Hoxha dhe Vajdin Lamaj. Hoxha e nisi karrierën në biznes në mesin e viteve ’90 si importues kafeje, ndërkohë që Vajdin Lamaj kishte qenë drejtues policie dhe president i Federatës së Boksit, ndërsa paralelisht ngriti disa kompani biznesi në Tiranë në fushën e transporteve dhe të shërbimeve. Kompania që do të merrte në pronësi "Top Albania Radio" u themelua megjithatë dy vjet më vonë dhe jo në emër të themeluesve. Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Bizneseve tregojnë se kompania “Top Albania” sh.a u regjistrua më 16 maj 2000 me aksionerë Vjollca Hoxha (40%), Zhuljeta Lamaj (40%) dhe Zyhra Hamiti (20%). Vjollca Hoxha dhe Zyhra Hamiti ishin respektivisht bashkëshortja dhe nëna e Dritan Hoxhës, ndërkohë që Zhuljeta Lamaj ishte bashkëshortja e Vajdin Lamajt.

Interesat e lidhur të administratorit

Erion Ylli - u emërua administrator i kompanisë “Top Albania” sh.a më 18 janar 2016, duke zëvendësuar në këtë post drejtorin jetëgjatë të grupit mediatik "Top Media", Enkelejdi Joti. Njëkohësisht, Ylli mban edhe postin e zv.drejtorit të Përgjithshëm të televizionit "Top Channel". Prej dhjetorit 2015, Erion Ylli është gjithashtu aksioner me 20% të aksioneve në kompaninë e prodhimit të naftës bruto “Recovered Earth Albania” sh.a.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Të dhënat mungojnë

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Ornela Pango - është anëtare e Këshillit Mbikqyrës të kompanisë “Top Albania” sh.a.

Kontakt

Qendra Ndërkombëtare e Kultures, Blv "Deshmoret e Kombit“, Tirana

Tel: +35542247492

Website: www.topalbaniaradio.com/v7/

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Fitim operativ (në Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union