This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-rsf.org/en/ retrieved on 2018/11/18 at 10:10
Reporters Without Borders (RSF) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Reporters without borders

Televizion

Televizioni është media më popullore në Shqipëri dhe burimi kryesor i informimit për publikun. Sipas një raporti të publikuar nga IDRA më 2017, 79% e pjesëmarrësve të vrojtimit e renditën televizionin si burimin kryesor të informacionit, 18% e renditën atë si burimin e dytë të informimit dhe 7% si burimin e tretë të informimit.

Transmetimet e para televizive në Shqipëri nisën në vitin 1960, programi i parë i lajmeve filloi në transmetuesin publik Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) më 1963, ndërsa transmetimi me ngjyra filloi në mes të viteve 1980. Pas kolapsit të regjimit komunist më 1991, liria e medias u garantua me ligj dhe televizioni i parë komercial (Shijak Tv) u hap në dhjetor 1995. Sot janë gjashtë transmetues televizivë kombëtarë dhe 56 kanale televizive lokale në Shqipëri. 

Më 2017, Autoriteti i Medias Audiovizive, AMA, agjencia e pavarur që mbikëqyr tregun e televizioneve shpërndau gjashtë frekuenca kombëtare televizive dixhitale, dy prej të cilave shkuan te transmetuesi publik, RTSH. Pesë licencat e tjera iu dhanë Top Channel, Klan TV, Media Vizion, DigitAlb dhe ADTN. Pavarësisht tregut relativisht të vogël të reklamave televizive, Shqipëria ka një numër të lartë stacionesh televizive. Sipas të dhënave të publikuara nga IDRA, tregu i reklamave televizive vlerësohej në 33 milionë euro më 2015, dominuar nga një numër i vogël korporatash të mëdha, më së shumti nga tregu i telekomunikacioneve.  

Përmbajtja e prodhuar për televizionet shqiptare ka qenë shumë e ndikuar nga gjigandët e televizioneve italiane, Mediaset dhe Rai, të cilat ritransmetoheshin në Shqipëri në vitet ‘90. Gjithsesi, përgjatë viteve të fundit, formate dëfrimi ndërkombëtare të tilla si Big Brother, Dancing with the Stars dhe Master Chef, si dhe telenovelat turke apo dramat televizive u sollën në oraret kryesore për audiencën vendase. Në programet e televizoneve shqiptare janë gjithashtu të rëndësishme emisionet e debatit politik, të cilat transmetohen disa herë në javë.

Kampioni me 11 stacione televizive pjesë e këtij studimi u zgjodh duke marrë për bazë të dhënat e matjes së audiencës, të ofruara nga Telemetrix dhe Abacus, si dhe parimin që media e përzgjedhur të prodhojë lajme dhe informacion që kontribuojnë në formësimin e opinionit publik. 

Databaza e Televizioneve
  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Reporters without borders
  • Funded by
    BMZ