Radio KLAN

Radio Klan është pjesë e grupit mediatik TV Klan, një nga të mëdhenjtë në vend. Radio Klan zotëron licensë kombëtare për transmetimet audio dhe transmeton muzikë dhe një pjesë të emisioneve të TV Klan. Radio Klan i filloi transmetimet në maj 1997, e themeluar nga Aleksandër Frangaj. Stacioni u bë i njohur brenda një kohe të shkurtër falë programeve “Klani i Natës” i drejtuar nga Arian Çani, emisioni i mëngjesit nën drejtimin e Aldon Lipes, emisioni muzikor nën drejtimin e Bojken Lakos apo “Kafja e Pasdites” e Çlirim Dajës. Me fillimin e punës së TV Klan, radioja filloi ta humbasë shkëlqimin, duke u kthyer më së shumti një kanal muzikor. Për gati dy dekada, Radio Klan ka transmetuar përmes një license rajonale për qarqet e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Vlorës. Në qershor të vitit 2020, Radio Klan u pajis me licensë për radio private kombëtare nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtar

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Kompani/Grupe mediatike

Grupi Klan

Pronësi

Struktura e pronësisë

Radio Klan zotërohet nga Radio Klan sh.a. Kompania Radio Klan sh.a është 100% në pronësinë e TV Klan sh.a të familjes Frangaj.

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1997

Interesat e lidhur të themeluesit

Aleksandër Frangaj

ish-gazetar dhe sipërmarrës në media, i cili gjatë viteve të fundit e ka zgjeruar biznesin edhe në fushën e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme. Ai është bashkë-themelues i gazetës “Koha Jonë”, e para gazetë e pavarur e botuar pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Në vitin 1997, Frangaj hapi Radio Klan dhe themeloi kompaninë “Media 6” së bashku me dy biznesmenët Julien Roche dhe Marsel Skëndo. Frangaj zotëronte 50% të kompanisë, ndërsa partnerët e tij në biznes nga 25% secili. “Media 6” botoi revistën “Klan” dhe lançoi stacionin televiziv me të njëjtin emër. Në vitin 2013, kompania e ndryshoi emrin nga “Media 6” në “TV Klan” dhe zotërohet sot nga Aleksandër Frangaj në 60% të aksioneve dhe bashkëshortja e tij, Alba Gina, me 40%.
Ndonëse Radio Klan ka qenë gjithmonë pjesë e grupit mediatik të Frangajt, në Qendrën Kombëtare të Biznesit kanë rezultuar për një periudhë kohe pronarë të tjerë. Kompania është regjistruar fillimisht në vitin 2009 nga Florilda Bregu, e cila në vitin 2015 ia shiti aksionet Pal Tomës për 200 mijë lekë. Ndërsa në mars të vitit 2021, Pal Toma ia shet aksionet “TV Klan” sh.a për 8 milionë lekë.
Përgjatë viteve, Frangaj u angazhua në themelimin apo blerjen e disa stacioneve të tjera televizive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, të tilla si Klan Kosova, ABC News apo Klan Macedonia si dhe inicioi platformat me pagesë Satellite + në 2004 dhe Supersport në 2006, përmes aksioneve që zotëroheshin nga bashkëshortja e tij. Sot grupi i tij mediatik përbëhet nga TV Klan, Klan News, Klan Plus, Klan Macedonia si dhe Radio Klan, ndërsa Gina zotëron 8% të aksioneve në platformën me pagesë DigitAlb.

Interesat e lidhur të administratorit

Nora Klosi

administratore e kompanisë Radio Klan sh.a prej korrikut 2020. Ajo ka një karrierë më shumë se 20 vjeçare si koordinatore dhe producente në TV Klan. Nora Klosi është bashkëshortja e politikanit Blendi Klosi, deputet, ish-ministër dhe aktualisht sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste në pushtet. Ajo zotëron gjithashtu një kompani konsulence marketingu dhe art-design.

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Sotir Bicka

inxhinier në profesion dhe pjesë e televizionit Klan prej vitit 1997. Ai është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Tv Klan dhe Radio Klan

Kontakt

Rruga: “Aleksander Moisiu”, ish-Kinostudio, Tiranë

Tel: +35542347821

Email: info@tvklan.al

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

0.34 Mln.$/ 38 Mln.Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.06 Mln.$/ 7 Mln.Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

13%

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. TV Klan iu përgjigj një kërkese për informacion të ekipit të MOM. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union