This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-rsf.org/en/ retrieved on 2019/10/22 at 22:20
Reporters Without Borders (RSF) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Reporters without borders

Publikime Shqiptare Sh.p.k

Publikime Shqiptare Shpk, është kompania që publikon Gazetën Dita dhe faqen online gazetadita.al, ajo u rregjistrua fillimisht me emrin e Elis Sulaj, një punonjës i Alban Dabullës, i cili më vonë ua shiti aksionet vëllezërve, Alban dhe Besnik Dabulla, të cilët blenë 85% të aksioneve të kompanisë.

Kryeredaktori i gazetës Adrian Thano, zotëron 10% të Publikime Shqiptare Shpk, ndërsa i ndjeri Ardian Osoja mori 5%. Pas vdekjes së Osojës aksionet e tij u ndanë mes dy fëmijëve, ndërsa sëfundmi Alban Dabulla shiti 10% të aksioneve të tij te Besnik Rama. 

Publikime Shqiptare Shpk publikon Gazetën Dita prej fundit të vitit 2012. Gazeta është e majtë dhe mbështet qeverinë e kryeministrit Edi Rama edhe pse në disa raste ka qenë kritike kundër disa ministrave apo ish-ministrave, kryesisht ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Shpesh në faqet e saj ka qëndrime që duket se mbrojnë diktaturën komuniste. Dita financohet kryesisht nga reklama të lojrave të fatit.

Fakte kyçe

Formular i biznesit

Private

Forma ligjore

Shoqëri më përgjegjësi të kufizuar

Sektorët biznesit

Botime

Pronësi

Pronar indvidual

Besnik Dabulla

Besnik Dabulla - rezulton në më pak biznese se i vëllai, përveç 40 për qind të aksioneve në kompaninë Publikime Shqiptare, ai zotëron një restorant dhe një fast-food. Kompani të tjera ku vëllezërit Dabulla kanë aksione, në tregti, shërbime dhe reklama, rezultojnë me aktivitet të pezulluar. Ai është akuzuar nga ish-kryeministri Berisha për lidhje me krimin të cilat i ka mohuar si të motivuara politikisht. Ashtu si i vëllai ai ka mbajtur profil të ulët publik. Në janar të vitit 2011 ai u arrestua dhe dënua me 6 muaj e 20 ditë burg për armëmbajtje pa leje.

40%

Adrian Thano

Adrian Thano, kryeredaktor dhe zotërues i 10 për qind të aksioneve, është gazetar dhe ka punuar kryesisht pranë gazetës Shekulli si drejtor dhe kryeredaktor. Thano ashtu si vëllezërit Dabulla ka qëndrime të majta. Thano rezulton po ashtu aksioner edhe në një kompani të quajtur Universiteti Dita, bashkë me vëllezërit Dabulla, aktiviteti i kompanisë është deklaruar arsimi.

10%
mediat
Other Media Outlets

Media të tjera Online

www.gazetadita.al

Fakte

Biznesi i medias

Botime

Gazeta Dita (100%)

Biznes

Baste Sportive

Eurolive JSC (70%)

Llotari

Nacional JSC (40%)

Ndërtim

AB OVO (40%)

Tregti

VAAL (25%)

Arsim

Universiteti Dita (75%)

Shërbim postar

CELERE (100%)

Restorant

Liburnia (100%)

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2012

Interesat e lidhura me themeluesin

Alban Dabulla, Besnik Dabulla, Adrian Thano dhe Ardian Osoja ¬– Vëllezërit Dabulla që zotërojnë edhe shumicën e aksioneve, tani 75 për qind të tyre, janë djemtë e Arta Dades, ish-deputete e Partisë Socialiste për disa legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë. Vëllezërit Dabulla më shumë se njëherë janë angazhuar në akuza dhe kundër akuza me ish-kryeministrin dhe liderin e të djathtës Sali Berisha. Ky i fundit i ka akuzuar ata prej vitesh si eksponentë të krimit, ndërsa ka deklaruar në parlament se ishin pjesë e organizatës sipas tij kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”. Vëllezërit kanë mohuar akuzat dhe i janë përgjigjur Berishës me të njëjtën ashpërsi. Gazeta në pronësi të tyre ka si shenjë dalluese karrikaturën e faqes së parë, e cila në një pjesë të mirë të numrave është zënë nga Berisha dhe njerëz pranë tij që akuzohen prej saj për korrupsion dhe afera të tjera gjatë qeverisjes.

Punonjësit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Rruga Donika Kastrioti, Vila 9/1, Kati 1, mbrapa Kullave Binjake, Tirana

Tel: +355 672078182

Faqja e internetit: www.gazetadita.al

NIPT

L22205001K

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

0.3 Mio. $ / 39 Mio. Lek

Fitimi operativ (në Mil. USD)

0.07 Mio. $ / 9.2 Mio. Lek

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Drejtuesit

Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim

Bedri Islami, Viktor Malaj, Mojkom Zeqo, Arben Duka -Të katër renditen si pjesë e kolegjumit të gazetës. Bedri Islami është ish-gazetar i gazetës së Partisë së Punës dhe më pas partisë Socialiste Zëri i Popullit. Ai njihet po ashtu si një nga drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës, një organizatë politike e majtë, krahu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në emigracion dhe baza e Partisë Demokratike të Kosovës. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e emëroi sëfundmi këshilltarë të jashtëm. Islami mban qëndrime të ashpra ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Reporters without borders
  • Funded by
    BMZ