Familja Dulaku

Familja Dulaku

Familja Dulaku është e përfshirë në biznesin e ndërtimit që prej fillimit të viteve 90’. Tre vëllezërit, Artani, Adriani dhe Genci Dulaku, janë themelues dhe bashkëaksioner e drejtues të grupit të kompanive nën emrin "Edil al Group", sëbashku me bashkëshortet Holta, Ridvana dhe Melina. Ndër më të rëndësishmet ndër to janë "INER", "Edil Al IT", "Concord Investment". Ata themeluan "Tring TV" dhe zotërojnë "Albanian Satellite Communications", ndërkohë që të afërm të tyre dhe rrethi i ngushtë kanë një sërë kompanish të tjera.

Artan Dulaku dhe Genci Dulaku u përfshin në media në fund të viteve 90’, si bashkëthemelues të një televizioni që u njoh fillimisht si "Gjeli Vizion". Në vitin 2000, ata sëbashku me Agim Buxhelin rregjistruan kompaninë "Media Vizion", që zotëronte televizionin. Bashkëshortet e tyre ishin themeluese dhe pronare të platformës dixhitale me pagesë "Tring TV". Në vitin 2016, ato ia shitën 80% të aksioneve Sotiraq Toshit. Megjithatë familja sërish ka kontroll mbi kompaninë përmes 20% të aksioneve dhe prezencës në bordin mbikqyrës. Familja po ashtu zotëron revistën "Living" dhe një kanal televiziv me të njëjtin emër.

Po ashtu vëllezërit dhe bashkëshortet janë pronarë veç e veç në disa kompani të tjera. Kryesisht të fokusuar në ndërtim, qendra tregtare, telekomunikacion dhe media. Dulakët janë përfolur disa herë për lidhje të ngushta me Partinë Socialiste dhe kreun e saj Edi Rama gjatë kohës që ishte kryebashkiak i Tiranës dhe po ashtu me kryebashkiakun aktual. Ata i kanë përgënjeshtruar akuzat duke i cilësuar fushatë shpifjesh dhe të motivuara politikisht.

Në vitin 2016, pronarët e "Media Vizion" (Edil al Group) u akuzuan se censuruan një emision kritik mbi trajtimin e mbetjeve të kryeqytetit, në të cilin kryebashkiaku akuzohej për abuzime. Ata i mohuan akuzat.

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Rrjet shpërndarje dixhital

Tring (20%)

Licencimi i ngjarjeve sportive

Tring (20%)

Botues

Living (100%)

Transmetime dixhitale

Tring (20%)

IP TV

Tring TV (20%)

TV kabllor

Tring TV (20%)

TV satelitor

Albanian Satellite Communications (100%)

Telekomunikacion

Albanian Satellite Communications (100 %)

Ndërtim

INER (100%)

Tregti nafte

INTER-GAZ Sh.a (50%)

Tregti

INER (100%)

Pasuri të paluajtshme

CONCORD INVESTMENT (100%)

Tregti makinash

Albanian Motor Company (100%)

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

Holta Dulaku, bashkëshortja e Artan Dulakut, është producente e një sërë programesh të "Vizion Plus", po ashtu e përfshirë bashkë me Ritvana Dulakun - bashkëshorten e Adrian Dulakut dhe Melinën Dulaku - bashkëshorten e Genci Dulakut, në menaxhimin e "Tring TV" dhe disa kompanive të tjera të familjes.

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union