This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-rsf.org/en/ retrieved on 2019/12/16 at 08:58
Reporters Without Borders (RSF) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Reporters without borders

Balkanweb.com

Balkanweb.com është ndër portalet e para të lajmeve në Shqipëri, i krijuar në shkurt të vitit 2002 si pjesë e kompanisë “Edisud Radio TV” sh.p.k. Në vitin 2011, Balkanweb ndryshoi pronësi dhe iu shit kompanisë “Focus Media News” së bashku me televizionin News 24 dhe të përditshmen “Gazeta Shqiptare” për 5.9 milionë euro. Balkanweb mbulon me informacion të gjithë vendin dhe rajonin si dhe transmeton lajme, foto dhe video në kohë reale. Portali ofron gjithashtu një gamë të larmishme informacionesh argëtuese, ndërkohë që transmeton live edhe programacionin e News 24, së bashku me emisionet më të ndjekura të tij. Në përgjigje të një kërkese për informacion për ekipin e MOM, administratori i “Focus Media News”, Mustafa Muço e cilësoi portalin si “faqja kryesore e lajmeve për Shqipërinë”. Ai ofroi gjithashtu të dhëna për lexueshmërinë, duke deklaruar se në Dhjetor 2017 Balkanweb kishte 879.583 përdorues dhe 41.8 milionë Page Viewers.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Të dhënat mungojnë

Lloj pronësie

private

Mbulimi gjeografik

Internacional

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Transparencë pasive

pas kërkesës, të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga kompania / kanali

3 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Focus Media Group

Pronësi

Struktura e pronësisë

Balkanweb.com është ndër portalet e para të lajmeve në Shqipëri, botim i kompanisë “Focus Media News” sh.p.k. “Focus Group” sh.p.k zotëron 100 % të aksioneve të “Focus Media News” sh.p.k. Ndonwse biznesmeni Irfan Hysenbelliu njihet publikisht si pronar dhe president i “Focus Group”, në Qendrën Kombëtare të Biznesit është i regjistruar si aksioner i vetëm kushëriri i tij, Bashkim Hysenbelli.

Të drejta votimi

Të drejtat e votës janë njësoj si të drejtat e aksionerëve.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2000

Interesat e lidhur të themeluesit

EDISUD S.p.a është një kompani mediatike me qendër në Bari të Italisë, e cila në kohën e themelimit përfaqësohej nga presidenti i saj Giuseppe Lobuono. Më 29 mars 2002, Edisud S.p.a - vendosi të themelojë në Shqipëri kompaninë bijë “Edisud Radio TV”. Në kohën e themelimit, kompania shqiptare kishte një kapital prej 25 milionë lekësh dhe kishte si objekt veprimtarinë në fushën radio-televizive. Përfaqësuesi i saj ligjor në Shqipëri ishte Carlo Bollino, gazetar i agjencisë italiane të lajmeve ANSA dhe administrator i Gazetës Shqiptare në Tiranë. Më 20 maj 2011, kompania italiane vendosi të shesë të gjitha aksionet që zotëronte në Tiranë, përfshi edhe të drejtat për markat e regjistruara News 24, Gazeta Shqiptare, Milosao, Ndërkombëtare, Telegazeta, Bluetooth dhe Shqiptare. Kjo kompani u ble nga kompania Focus Group,,e cila zotërohej 50 me 50 nga biznesmeni Irfan Hysenbelliu dhe bankieri Artan Santo. Biznesmeni Santo u ekzekutua në Qershor 2014 në qendër të Tiranës, nga persona ende të panjohur.

Interesat e lidhur të administratorit

Mustafa Muço - ka qenë anëtar i Partisë Socialiste dhe ministër i Ekonomisë dhe Privatizimeve në qeverinë e drejtuar nga Ilir Meta në vitin 2001. Ai ishte një ndër anëtarët themelues të Lëvizjes Socialiste për Integrim në vitin 2004, por u tëhoq më pas nga politika aktive. Në korrik të vitit 2016, Muço u emërua administrator i kompanisë Focus Media News dhe vazhdon t’a mbajë këtë post.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Matilda Arapi - është gazetare në profesion. Ajo mban postin e kryeredaktores në portalin Balkanweb.

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Vilma Mesarea Theodhosi - mban postin e drejtores së marketingut në News 24.

Kontakt

Rruga Ali Demi, ish-Kombinati i Autotraktorëve,

Zyrat e Administratës, Tirana

Tel: +355(4)359104

Website: balkanweb.com

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Fitim operativ (në Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë të disponueshme për publikun në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2016. Për konvertimin në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit i vitit 2016 i publikuar nga Banka e Shqipërisë. Mero Baze iu përgjigj kërkesës së MOM për informacion më 18 janar 2018. Pjesa e tregut është llogaritur duke pjesëtuar të ardhurat e kompanisë me të ardhurat totale të 12 kompanive të medias së shtypur. Shiko burimet për më shumë.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Reporters without borders
  • Funded by
    BMZ