This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-rsf.org/en/ retrieved on 2019/12/16 at 06:26
Reporters Without Borders (RSF) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Reporters without borders

Union Grup Sh.p.k

Union Grup Sh.p.k

Union Grup është një kompani shqiptare me përgjegjësi të kufizuara, që zotërohet kryesisht nga vëllezërit Edmond dhe Niko Leka. Vëllezërit Leka zotërojnë 70% të aksioneve të Union Grup, ndërkohë që 30 % e aksioneve zotërohen nga Varuzhan Piranjani, Gjergji Misha dhe Eduard Shima. “Union Grup” zotëron ose ka aksione në nëntë kompani të tjera, përfshi kompaninë botuese të revistës së përjavshme “Monitor”, Media Union sh.p.k. Në Dhjetor 2005, vëllezërit Leka blenë 20 % të aksioneve të platformës me pagesë DigitAlb përmes kompanisë së tyre Union Distribucion Servis Albania sh.p.k. Në Janar 2016, Union Distribucion Servis Albania shiti 10 % të aksioneve te Union Grup sh.p.k. Union Grup zotëron gjithashtu kompaninë e shërbimit postar, Albanian Courier, dy kompani tregtie Auto Master dhe United Motors, kompaninë e telekomunikacionit Uni-Com, kompaninë e ndërtimit Uni-Cons dhe agjencinë turistike Union Travel Co.

Fakte kyçe

Formular i biznesit

private

Forma ligjore

Shoqëri më përgjegjësi të kufizuar

Sektorët biznesit

Botime; Rrjet distribucioni (DigitAlb); Shërbim Postar; Tregti; Këshillim;Turizëm; Ndërtim; Telekomunikacion

Pronësi

Pronar indvidual

Leka Brothers

Vëllezërit Edmond dhe Niko Leka janë biznesmenë dhe themelues të revistës së përjavshme ekonomike „Monitor“. Edmond Leka e nisi karrierën e tij si inxhinier në Korporatën Elektroenegjetike Shqiptare, por në vitin 1997 ai kaloi në sektorin privat për të ndihmuar vëllanë e tij, Niko Leka që të zgjeronte kompaninë Western Union në Shqipëri. Dy vëllezërit Leka zotërojnë sot një rrjet të gjerë kompanish, ku peshën kryesore e zë institucioni financiar “Union Bank”. Leka u përfshi në media në vitin 2000 me themelimin e revistës së përjavshme ekonomike „Monitor“. Në vitin 2005, kompania e themeluar prej vëllezërve Leka, „Union Distribucion Servis Albania sh.p.k“ bleu 20 % të aksioneve të kompanisë DigitAlb. Në janar 2016, “Union Distribucion Servis Albania” shiti 10 % të aksioneve te “Union Grup sh.p.k”, e cila zotërohet në 70 përqind të aksioneve nga vëllezërit Edmond dhe Niko Leka. Tre aksionerët e tjerë të minorancës janë Varuzhan Piranjani, Eduart Shima dhe Gjergji Misha.

70%

Varuzhan Piranjani

Varuzhan Piranjani është sipërmarrës ndërtimi. Ai është gjithashtu aksioner në kompanitë Union Grup sh.p.k, Union Net sh.p.k dhe Union Financiar Tiranë të themeluara nga vëllezërit Leka.

10%
mediat
Fakte

Biznesi i medias

Botime

Media Union (70%)

Rrjete dixhitale distribucioni

DigitAlb (20%)

Licensa për transmetime sportive

DigitAlb (20%)

Transmetime dixhitale

DigitAlb (20%)

Transmetime satelitore

DigitAlb (20%)

Teleshopping

DigitAlb (20%)

Biznes

Shërbim postar

Albanian Courier (100%)

Tregti

Auto Master (100%)

Këshillim

S-Systems (100%)

Telekomunikacion

Uni-Com (100%)

Ndërtim

Uni Cons (100%)

Turizëm

Union Travel Co (85%)

Shit-blerje e pasurive të paluajtshme

Arch Investor (85 %)

Shërbime financiare

Union Financiar Tirane (70%)

Banka

Union Bank (89,88% nga të cilat 86.35% përmes Unioni Financiar Tirane)

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është aksionere në Union Bank.

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2000

Interesat e lidhura me themeluesin

Vëllezërit Edmond dhe Niko Leka janë biznesmenë dhe themelues të revistës së përjavshme ekonomike „Monitor“. Edmond Leka e nisi karrierën e tij si inxhinier në Korporatën Elektroenegjetike Shqiptare, por në vitin 1997 ai kaloi në sektorin privat për të ndihmuar vëllanë e tij, Niko Leka që të zgjeronte kompaninë Western Union në Shqipëri. Dy vëllezërit Leka zotërojnë sot një rrjet të gjerë kompanish, ku peshën kryesore e zë institucioni financiar “Union Bank”. Leka u përfshi në media në vitin 2000 me themelimin e revistës së përjavshme ekonomike „Monitor“. Në vitin 2005, kompania e themeluar prej vëllezërve Leka, „Union Distribucion Servis Albania sh.p.k“ bleu 20 % të aksioneve të kompanisë DigitAlb. Në janar 2016, “Union Distribucion Servis Albania” shiti 10 % të aksioneve te “Union Grup sh.p.k”, e cila zotërohet në 70 përqind të aksioneve nga vëllezërit Edmond dhe Niko Leka.

Punonjësit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Njesia Bashkiake nr.5, Rruga "Sulejman Delvina",

Nd.25, H.7, Kodi Postar 1019, Tirana

Tel: +355 42250653

Faqja e internetit: monitor.al

NIPT

Media Union (K31609092T); Union Grup (K61527801R)

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

Media Union: 0.46 Mio. $ / 59.12 Mio. Lek

Fitimi operativ (në Mil. USD)

Media Union: 0.00 Mio. $ / 0.54 Mio. Lek

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Drejtuesit

Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim

Gent Joca –u emërua administrator i kompanisë “Media Union” sh.p.k në shkurt të vitit 2015, duke zëvendësuar në këtë post biznesmenin Edmond Leka. Më parë ai ka punuar për kompaninë Press Point Albania.

Më shumë informacion

Transparencë pasive

pas kërkesës, të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga kompania / kanali

3 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare të Union Grup sh.p.k dhe Media Union sh.p.k. janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Reporters without borders
  • Funded by
    BMZ