This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-rsf.org/en/ retrieved on 2019/12/15 at 21:12
Reporters Without Borders (RSF) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Reporters without borders

Lapsi.al

"Lapsi.al" është faqe online që prej fillimit të vitit 2014. Ndryshe nga shumë faqe të tjera, ajo është e fokusuar në analizën dhe opinionin politik dhe publikon disa prej opinionistëve politikë të njohur në vend dhe Kosovë, përfshi dy botuesit e saj. "Lapsi.al" mban një qëndrim kritik ndaj qeverisë.

"Lapsi.al" është paditur të paktën dy herë në gjykatë për shpifje dhe cënim të jetës private. Paditë janë bërë nga gazetarët Muhamed Veliu dhe Sokol Balla. Sokol Balla fitoi gjyqin kundër faqes të cilën akuzoi për cënim të jetës private, duke detyruar edhe një bllokim të përkohshëm të llogarive të saj. Muhamed Veliu e humbi çështjen e tij. Po ashtu, "Lapsi.al" është kritikuar nga gazeta "Panorama" për ripublikim pa të drejtë të artikujve të Fatos Lubonjës të prodhuar për gazetën.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Të dhënat mungojnë

Lloj pronësie

private

Mbulimi gjeografik

Internacional

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Lapsi.al Sh.p.k

Pronësi

Struktura e pronësisë

Faqja online "Lapsi.al" është në pronësi të kompanisë "Lapsi.al" Sh.p.k, ku Armand Shkullaku dhe Andi Bushati zotërojnë 50% të aksioneve secili.

Të drejta votimi

Aksionerët kanë të drejta të votës.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2014

Interesat e lidhur të themeluesit

Armand Shkullaku, Andi Bushati - Themeluesit e "Lapsi.al" janë gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku. "Lapsi" filloi publikimin në vitin 2014, duke bërë të qartë që në editorialet e para se po mbante qëndrim kritik ndaj qeverisë.
Si Shkullaku ashtu edhe Bushati e nisën karrierën e tyre si gazetarë në të përditshmen "Koha Jonë", gazeta e parë e pavarur pas rënies së komunizmit dhe më vonë u zhvendosën te "Revista Klan" dhe televizioni "Klan". Bushati dhe Shkullaku kanë secili 50% të "Lapsi.al". Shkullaku ka gjithashtu 5.2 të aksioneve të një kompanie pronash të patundshme të quajtur "EU2008".
Shkullaku ka qenë drejtor informacioni në "TV Klan", "Klan Kosova" dhe "ABC News". Bushati ka qenë redaktor në "Revistën Klan", ka drejtuar një emision televiziv të quajtur 'Zonë e Ndaluar' në "TV Klan" dhe "Vizion Plus", si dhe është komentator në "News 24" dhe "Top Channel".
Si Shkullaku ashtu edhe Bushati janë kritikë të qeverisë aktuale Socialiste. Shkullaku mbështeti hapur protestën e Partisë Demokratike në pranverën e vitit 2017. Bushati ka qenë gjithashtu shumë kritik kundër ish-kryeministrit të qendrës së djathtë Sali Berisha dhe të dy kanë shkëmbyer akuza përgjatë viteve. Të dy gazetarët janë të respektuar për pavarësinë e tyre editoriale dhe njohuritë mbi politikën dhe biznesin.

Interesat e lidhur të administratorit

Armand Shkullaku dhe Andi Bushati administrojnë faqen "Lapsi.al"

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Dy gazetarët, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati, drejtojnë faqen online "Lapsi.al".

Kontakt

FARKE Lagjja Kodra e Diellit, Rruga e Jasmineve, Ndertesa nr.6, Tirane

E-Mail: arionaalb@gmail.com

Tel: +355(0)42274521

Website: lapsi.al

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

0.07 Mio. $ / 9.3 Mio. Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.05 Mio. $ / 7.5 Mio. Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Reporters without borders
  • Funded by
    BMZ